Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ja si shfaqet situata mediatike ndër vite.

3 Maji shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Sipas organizatave të ndryshme botërore që merren me të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me li

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të të arsimuarve
50 kuriozitete të rralla nëpër botë
Ndotja nga plastika…

3 Maji shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Sipas organizatave të ndryshme botërore që merren me të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me lirinë e medias në përgjithësi edhe këtë vit,  Dita Botërore e Lirisë së shtypit e gjenë median, në pjesën më të madhe të botës, në një atmosferë frikësimi, dhune, vet-censure dhe tensionesh publike dhe private. Gazetaria e vërtetë, e cila meriton të konsiderohet si e tillë, duhet patjetër të mbrohet kundër propagandës së qeverive. Nga fjalimi i mbajtur vitin e kaluar në 250-vjetorin e kësaj dite ndërkombëtare, Frank Shkreli shprehet se sipas statistikave, nga viti 1992, anë e mbanë botës janë vrarë 1,189 gazetarë e gazetare. “Sipas matjes së saj sot vetëm 13 për qind e popullësisë botërore gëzon lirinë e shtypit, ndërsa pothuaj gjysma e popullësisë botërore (46 %), nuk e gëzon këtë liri në asnjë formë”.- u shpreh Kryetari i Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Europë. Vlen të theksohet se edhe në vitin 2017 situata mediatike mbetet po me të njejtat nivele për sa i përket lirisë së shtypit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0