Diskriminimi dhe margjinalizimi që pengojë Romët pa shtetësi në Shqipëri.

Diskriminimi dhe margjinalizimi që pengojë Romët pa shtetësi në Shqipëri.

Tiranë, Budapest, 8 qershor 2018: Sipas një raporti të ri të lëshuar sot nga Qendra Europiane për të Drejtat e Romëve (ERRC), Rrjeti Europian i Pas

Qytetet shqiptare me zemër më …
Prindërit i dalin kundër shkollës…rimodelimi i strukturave të klasës…
Një në pesë azilkërkues në Britani të deklaruar si minorenë kanë gënjyer për moshën dhe janë detyruar të kthehen në shtëpi.

Tiranë, Budapest, 8 qershor 2018:

Sipas një raporti të ri të lëshuar sot nga Qendra Europiane për të Drejtat e Romëve (ERRC), Rrjeti Europian i Pashtetësisë (ENS) dhe Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS), stereotipet negative, margjinalizimi dhe diskriminimi bëjnë që romët të jenë më vulnerabël ndaj rrezikut të pashtetësisë në Shqipëri. Raporti u publikua sot në një eveniment në Tiranë, ku ndër të tjerë ishin të pranishëm ministra të qeverisë, zyrtarë të OKB-së dhe pjesëtarë të komunitetit rom në rrezik pashtetësie. Raporti tregon sesi pashtetësia shton llojet e ndryshme të diskriminimit që romët hasin në Shqipëri. Pashtetësia shpesh kalon nga prindi te fëmija, të cilët duhet të rriten pa një shtetësi duke ndeshur pengesa për aksesin në shërbime bazë, si janë edukimi, shëndetësia dhe strehimi.
“Kam humbur shpresat pasi kam vite e vite që pres të regjistroj veten dhe fëmijët. Nuk arrij të kuptoj pse ky proçes është kaq i vështirë për mua dhe për të tjerë si unë në Shqipëri”- thotë Sonila, një grua rome 27 vjeçare në aktivitetin hapës.
Gjetjet nga ky kërkim tregojnë që kuadri ligjor në Shqipëri, megjithëse nuk është diskriminues në vetvete, nuk është hartuar si duhet për të adresuar llojet e ndryshme të diskriminimit të cilët romët pritet t’i hasin. Pavarësisht kësaj situate dhe lidhjes së dukshme logjike, diskriminimi shpesh shihet si jo domosdoshmërisht i lidhur me shkaqet dhe pasojat e pashtetësisë në Shqipëri. Komuniteti rom gjithashtu përballet me vështirësi të mëdha lidhur me aksesin në drejtësi në Shqipëri, pjesërisht për shkak të dështimeve burokrative nga ana e autoriteteve. Romëve që iu mohohet shtetësia dhe dokumentacioni përkatës shpesh nuk janë në gjendje të kërkojnë mbrojtje ligjore pasi iu mungojnë dokumentat e kërkuar për të provuar të drejtën e tyre për të kërkuar ndihmë ligjore. Nicole Garbin, avokate në Qendrën Europiane për të Drejtat e Romëve, shprehu shqetësimin e saj lidhur me rëndësinë që nuk i jepet çështjes së pashtetësisë. “Shqipëria ka detyrime që rrjedhin nga legjislacioni kombëtar dhe ai ndërkombëtar për mosdiskriminimin, regjistrimin e lindjeve dhe të drejtën e një shtetësie
– por këto nuk implementohen në praktikë” – tha Garbin. “Fëmijët roma lindur jashtë vendit vendosen vazhdimisht në rrezik pashtetësie për shkak të gjithë pengesave burokratike që prindërit e tyre, shtetas shqiptarë, duhet të kalojnë për të regjistruar lindjen e fëmijëve” – tha ajo, duke iu referuar rasteve që ERRC ka referuar së bashku me TLAS përpara Komisionit të Drejtave të Njeriut.
Pjesë e sfidës për të adresuar problemin e pashtetësisë në komunitetin rom është mungesa e të dhënave. Pa të dhëna të sakta, romët në rrezik pashtetësie bëhen të padukshëm për politikë-bërësit. Kjo e bën më të rëndë problemin pasi bën më të vështirë hartimin e politikave të duhura dhe më të lehtë mohimin e shkallës apo rëndësisë së çështjes. Chris Nash, Drejtor i Rrjetit Europian të Pashtetësisë, tha: “Për shumë kohë është lejuar të qarkullojë miti i rremë që romët janë deri diku përgjegjës për problemet e tyre me pashtetësinë. Studimi tregon në mënyrë përfundimtare që ky arsyetim është i pasaktë dhe shpresoj që raporti i nisur sot do të shërbejë si një katalizator për të nxitur reagimin e qeverisë në mënyrë urgjente, mbështetur nga një monitorim i vazhdueshëm përgjatë proçesit të zgjerimit të BE.” Raimonda Bozo, Drejtoresha e Shërbimit Ligjor Falas Tiranë, u shpreh se, “Për më shumë se 10 vite, TLAS ka ofruar shërbime të ndihmës ligjore për personat e margjinalizuar në rrezik pashtetësie, duke mbuluar edhe boshllëqet shkaktuar nga mungesa e legjislacionit rregullues, të cilat pengojnë në jetën e përditshme një numër të madh familjesh të varfra. Është koha që autoritetet përgjegjëse shqiptare, duke konsultuar praktikat më të mira, të ndërmarrin aksionet e duhura ligjore sipas rekomandimeve të BE.”
Institucionet e Bashkimit Europian duhet të sigurohen që ndjenjat anti-rome dhe problemet e pashtetësisë në këtë komunitet të adresohen tërësisht përgjatë proçesit të pranimit në BE. Autoritetet
shqiptare duhet të garantojnë barazi në aksesin në regjistrimin civil dhe procedurat e dokumentacionit për romët, si dhe duhet të reformojnë ligjet dhe praktikat që i mohojnë romëve të drejtën e shtetësisë. Veçanërisht, Shqipëria duhet të mbrojë të drejtën e fëmijëve për një shtetësi, pavarësisht nga statusi, dokumentacioni apo veprimet e prindërve të tyre. Kjo duhet të jetë pjesë e Planit Kombëtar të Veprimit për të plotësuar Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm të OKB-së, që sigurojnë që “asnjë nuk lihet prapa.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0