Dimri e ka gjunjëzuar edhe më shumë familjen elbasanase.

Dimri e ka gjunjëzuar edhe më shumë familjen elbasanase.

Shiu dhe bora për një pjesë të konsiderueshme të familjeve shqiptare mund të cilësohet si vdekjeprurëse, pasi ato jetojnë në kushte mjaft të vështira.

E papunë, pa djalin dhe pa ndihmë ekonomike.
I heqin bursën se ka prindin invalid. Ja çfarë ka ndodhur me studentin e Universitetit Politeknik.
E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “

Shiu dhe bora për një pjesë të konsiderueshme të familjeve shqiptare mund të cilësohet si vdekjeprurëse, pasi ato jetojnë në kushte mjaft të vështira. E tillë është edhe familja Kaçuli nga fshati Griqan i Elbasanit. 6 pjesëtarët e familjes Kaçuli janë strukur në një kënd të shtëpisë që të shpëtojnë nga i ftohti pasi shtëpia e tyre është tërësisht e rrënuar.

Ajo që ndodh jashtë pothuaj është e pranishme edhe brenda ndërtesës gërmadhë. Mure të lagësht të shembur që mezi qëndrojnë në këmbë, çatia e rrënuar ndërkohë që çdo pikë e shkrirë prej saj futet pa asnjë ndalesë brenda shtëpisë. Kanë vite që përpiqen të dalin nga varfëria. Por me tokën e pakët nuk mund të mbulojnë dot asnjë shpenzim. Nuk mund të blejnë dot as disa thasë me miell, të paktën për të siguruar bukën.

Gruaja e shtëpisë tregon me dëshpërim, ajo shprehet se nuk kanë nga të ia mbajnë. E vetmja ndihmë për këtë familje është një 6 mijë lekësh përkrahje që nuk i dalin as për ilaçe. “Jemi shumë keq or bir, shiu na futet i gjithi brenda, ku të vemi, ku të futemi, kërkojmë ndihmë. As punë asgjë nuk ka. Unë marr një 6 mijë lekësh, më duhen për ilaçe për vete” thotë Xhemile Kaçuli.

I zoti i shtëpisë është i dorëzuar. Çdo përpjekje e tij nuk e ka ndryshuar gjendjen. Thotë se ka fëmijët që nuk arrin ti mbajë me bukë dhe se dëshiron ti arsimojë, por kjo është vetëm me shpresë se realitet është krejt tjetër. “Siç bie shiu hyn brenda, unë bëj ca punë fshati, punë pa lekë. Jetoj vetëm më një ndihmë ekonomike prej 6 mijë lekësh” shprehet Agron Kaçuli.

Të pafuqishëm përballë varfërisë që i ka kapluar pjesëtarët e familjes Kaçuli bëjnë apel për ndihmë.  “6 veta jemi në familje, kërkoj ndihmë nga shteti, kam kalamajtë në shkollë, nuk i mbaj dot, se përballoj këtë jetesë. I lutem shtetit të vejë dorë” thotë Agron Kaçuli.

I ftohti dhe bora e ditëve të fundi e ka gjunjëzuar edhe më shumë familjen Kaçuli, pasi vështirësitë janë të papërshkrueshme. Kjo familje ka shtet vetëm në kohë zgjedhjesh. Për ta agonia e të pasurit ushqim të mjaftueshëm është vetëm dy muaj në çdo 4 vite, ditët e tjera i kushtohen shpresës për zgjedhjet e ardhshme….

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0