Dibër/ Furtunë në spital, kupola drejtuese pa shkollën përkatëse

Dibër/ Furtunë në spital, kupola drejtuese pa shkollën përkatëse

Një kontroll i befasishëm, ka nxejrrë zbuluar tërë kuadrin e spitalit rajonal të Peshkopisë. Ndaj kupolës drejtuese ka nisur procedimi penal nga struk

Një rrëfim interesant për kohën e rinisë dhe peripecitë të cilat ndeshte gjatë kësaj pune…
Edi Oga / Prindër, përgatituni të fusni në dhé vajzën tuaj, dikush që nuk e njihja sot më verboi!
Patentat e reja/ Qytetarët 2 muaj në pritje: Mungojnë kartonat

Një kontroll i befasishëm, ka nxejrrë zbuluar tërë kuadrin e spitalit rajonal të Peshkopisë. Ndaj kupolës drejtuese ka nisur procedimi penal nga strukturat kopetente. Jo pak, por 5 drejtues të lartë të spitalit, duhet të përballen me ligjin. Morën rrogë më të lartë, sesa u takonte në bazë të arsimit të kryer. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, referon informacionin nga Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar.

Sipas këtij të fundit, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar filluan procedimi penal. Ky procedim është hapur për S.K., 34 vjeç, ish-Drejtor i Spitalit Rajonal Dibër,  E.S., 40 vjeç, Shef Personeli.Po ashtu, edhe për V.D., 37 vjeçe, Shefe e Financës, V.V., 55 vjeçe, Përgjegjëse e Zyrës së Kostos dhe  Z.L., 57 vjeçe, Specialiste e Pagave.Procedimi penal ndaj tyre filloi,  pasi u bë administrimi dhe analizimi i materialeve të deritanishme.  Rezulton se janë punësuar shtetasit e lartpërmendur pa përfunduar arsimin përkatës. Dhe kanë përfituar pagë më të lartë se niveli i arsimit. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Këto, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0