Dhuna në familje: Ja shifrat e frikshme për vitin 2016-2017

Dhuna në familje: Ja shifrat e frikshme për vitin 2016-2017

Dhuna perkufizohet si sjellje apo qëndrim që dëmton mirëqënien fizike, emocionale të një ose disa personave, që ndikon në ndërprerjen e zhvillimit nor

Aktivistët kërkojnë qendra rezidenciale për strehimin e personave në situatë rruge
Historia e trishtë e Denisit, 17- vjeçarit që nuk do të mund të ecë kurrë
Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve tek projekti Velierës.

Dhuna perkufizohet si sjellje apo qëndrim që dëmton mirëqënien fizike, emocionale të një ose disa personave, që ndikon në ndërprerjen e zhvillimit normal të individit. Ekzistojnë dhuna të ndryshme si : dhunë fizike, psikologjike, dhunë ekonomike etj. Dhuna në familje është një fenomen që rëndomtë ndodh në vendin tonë ,pavarësisht ritmeve të shpejta të jetës. Shkaqet e dhunës në familje më së shumti ndodhin për arsye ekonomike, arsye banale, apo arsye emocionale. Duhet theksuar se arsyeja kryesore e kësaj dhune mbetet: faktori ekonomik. Nën presionin e pamundësive ekonomike personat dhunojnë anëtarët e familjes. Personat dhunues , (zakonisht meshkujt) “ushtrojnë dhunë ekonomike”(mohimin i të drejtës së gruas për një pavarësi ekonomike, izolimi i saj për të mos u punësuar). Ndodh shumë shpesh të dëgjojmë në media të ndryshme se meshkujt nën efektin e alokoolit dhunojnë familjen për arsye banale, ku ka pasur raste që dhuna e ushtruar ka qenë fatale për ta ,duke i marrë edhe jetën. Sipas Drejtorisë së Policisë së Shtetit shifrat e dhunës në familje janë të frikshme. Për vitin 2016 nr. i veprave penale për dhunë në familje sipas nenit 130/a të Kodit Penal është 1488 vepra penale në total ku në qytete të ndryshme shifrat më të frikshme evidentohen në këto qytete: , Tiranë 658, Fier 149 dhe Elbasani 101. Numri i rasteve të evidentuara sipas ligjit nr. 9669 janë edhe më të frikshme ku nr i tyre shkon në shifrën totale prej 2207 raste. Vendin parësor përsëri e zotëron qyteti i Tiranës me një shifër prej 711 raste, e pason Durrësi me 469 raste dhe për ta mbyllur qyteti i Korçës me 181 raste të referuara për dhunë në familje. Fatmirësisht vëmë re se për vitin 2017 shifrat e rasteve dhe veprave penale për dhunë në familje është në rënie, duke filluar që nga vlera totale e veprave penale e deri tek rastet e referuara. Totali i veprave penale zë shifrën 433 në krahasim me shifrën 1488 të vitit 2016, ndërsa totali i rasteve të evidentuara për 2017 është 727 në krahasim me 2207 të vitit parardhës.

Nga: Pranvera Berati

COMMENTS

WORDPRESS: 0