Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Eldi Dizdari, bosi i kartelit të kokainës në Shqipëri ishte i paprekshëm

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Eldi Dizdari, bosi i kartelit të kokainës në Shqipëri ishte i paprekshëm

Kthehen kamionë me produkte të Serbisë dhe Bosnjës
DERISA VDEKJA TË NA NDAJË !!
Bakteri E. Coli, cilat janë simptomat e një infeksioni …

Eldi Dizdari është një prej personave të arrestuar në operacionin e madh antidrogë të zhvilluar në Itali, me bashkëpunimin e Policive të disa shteteve europiane. Operacioni i quajtur ‘Los Blancos’ vuri në pranga dhjetëra persona, mes tyre shumë shqiptarë, të cilët nga mediat italiane cilësohen si drejtues të kartelit.

Gazetari investigativ Artan Hoxha shprehet se, nëse Dizdari do ishte në Shqipëri, nuk do të ishte i arrestuar, se në Shqipëri autoritetet tona nuk do ta kishin arrestuar.

“Operacioni është bërë nga prokuroria e Firences dhe më pas janë përfshirë 10 shtete. Hetimi është bëra nga shteti italian. Në Shqipëri Eldi Dizdari ishte një person i paprekshëm. Nëse ai do të ndodhej në Shqipëri nuk do të ishte arrestuar. Është fat që ndodhej në Dubai, në Shqipëri autoritetet tona nuk do ta kishin arrestuar”, u shpreh Hoxha për Opinion.

COMMENTS

WORDPRESS: 0