Çuditen mjekët. 11-vjeçares i zhduket  tumori i pashërueshëm

Çuditen mjekët. 11-vjeçares i zhduket tumori i pashërueshëm

Vajza nga Teksas, SHBA, ishte ankuar për dhimbje koke. Pas një skaneri kishte dalë me DIPG, një formë tumori shumë agresive. Prindërit e çuan te sh

Projektligji për pakicat kombëtare.
Nga Rudian Zekthi “Reforma në Arsim”
HEKURUDHA 106-VJEÇARE NË MAL PËR TË CILËN NUK KENI DËGJUAR ASNJËHERË

Vajza nga Teksas, SHBA, ishte ankuar për dhimbje koke. Pas një skaneri kishte dalë me DIPG, një formë tumori shumë agresive.

Prindërit e çuan te shumë mjekë e neurologë, dhe të gjithë konfirmonin lajmin e keq. Sëmundja pritej të vazhdonte me humbje shikimi, humbje të aftësisë për të folur, e deri në bllokim frymëmarrjeje.

Vajza filloi t’i nënshtrohet rrezatimeve dhe kimioterapisë. Prindërit ishin me vajzën te kopshti zoologjik kur morën lajmin se skaneri i fundit tregoi që tumori ishte zhdukur plotësisht. Mjekët nuk e shpjegojnë dot se si është zhdukur ashtu.

Shumica e fëmijëve të tjerë që vuajnë nga kjo sëmundje e humbin jetën brenda pak javëve, por 11-vjeçares tani nuk i ka mbetur asnjë shenjë e tumorit. Ajo vazhdon të marrë kimioterapi për siguri, por i është kthyer veprimtarive që bënte më parë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0