Çudia më e madhe 3 ditë zgjat !

Çudia më e madhe 3 ditë zgjat !

Gjate këtyre ditëve ardhja e këngëtarit grek në Shqipëri ishte shkak i shumë diskutimeve mes shqiptarëve për arsye të pikepamjeve të tij dashakeqëse d

Dhunë dhe fjalor banal ndaj fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjës Vlorë…
A e dini cilat janë të drejtat e tua…
“Librat falas” nuk funksionon për klasën e parë
Gjate këtyre ditëve ardhja e këngëtarit grek në Shqipëri ishte shkak i shumë diskutimeve mes shqiptarëve për arsye të pikepamjeve të tij dashakeqëse dhe raciste.
S’kuptoj pse kur vjen puna te greku dhe serbi nuk ju leme njeri pa share, ndërkohë që vetë shqiptarët, jo vetëm që janë racistë, por po vrasin njeri-tjetrin sikur të ishte dicka krejt e zakonshme dhe askush nuk ndëshkohet.
I referohem rastit të të riut, Enea Ftoj, i cili humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia. Asnjë ligj nuk u jep të drejtë efektivëve të policisë t’i marrin jetën një personi, pavaresisht se është perdorues i lendëve narkotike, hajdut, vrasës apo cfaredo qoftë.
Ministri i Brendshem, z. F. Xhafaj, nuk ka marrë asnjë masë ndaj punonjësve të Drejtorisë së Policisë në Korçë. Jemi në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore, por ndërkohe efektivët e policisë janë ende në detyrë duke pritur personin e radhës i cili,le t’i lutemi Zotit të ndalohet prej tyre kur të jenë në humor të mirë. Nga ana tjetër, personat, që kërkuan të reagonin ndaj kësaj padrejtësie ( jo për të bëre show) nuk ju dha leja për të protestuar. Kështu funksion këtu. Kush ka të drejtë, penalizohet.
Ndërkohe, shfaqet grupi tjetër i njerezve që jane mjeshtra për të gjuajtur raste të tilla për të fituar emër dhe të mira materiale. Këta klasifikohen në ata shqiptarë që e bëjnë gjoksin grope (kot akuzohen vlonjatët për këtë punë) duke nxjerrë në pah shumëfytyresinë e tyre. Marrin përsipër të ndihmojnë duke ia futur më shumë familjareve. Jo vetëm kaq,por disa prej tyre kanë probleme të mëdha me veten se s’dinë nëse janë pjesë e shoqërisë civile, partive politike apo qytetare të thjeshtë të prekur nga fatkeqësi të tilla. Këta i quaj gjithckabërës. Mjafton të ketë pak vëmëndje mediatike dhe mbijnë si kërpudha pas shiut.
Javen që ndodhi ngjarja u bë zhurmë e madhe,por si të gjitha ngjarjet dhe në këtë rast, cudia më e madhe 3 ditë zgjati. Nuk u organizua as takim me përfaqësues të ministrisë, policët e vazhdojnë detyrën të qetë, familja s’di kujt t’i besojë se u lëshuan shumë njerëz të uritur për t’i “ndihmuar”, kurse pjesa tjetër vazhdon të “urrejë” këngetarin grek se nuk i do shqiptarët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0