CRCA/ECPAT Shqipëri: Duhet një ligj i ri për mbrojtjen e fëmijëve në internet!

CRCA/ECPAT Shqipëri: Duhet një ligj i ri për mbrojtjen e fëmijëve në internet!

Dështimi i Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar ndryshimet në Kodin Penal për Mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, bulizmi dhe shfrytëzimi në internet, e

ME NJË KËMBË NUK I JAPIN KEMPIN
DAR Durrës penalizon mësuesit, sigurime të papaguara 2013- 2017
Siguria ushqimore: Ja çfarë thotë drejtori i AKU Elbasan

Dështimi i Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar ndryshimet në Kodin Penal për Mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, bulizmi dhe shfrytëzimi në internet, e kanë shtyrë CRCA/ECPAT Shqipëri për të ndërmarrë një nismë të re legjislative, për përgatitjen e një ligji të veçantë për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga rreziqet me të cilat ata përballen gjatë navigimit në internet. CRCA/ECPAT Shqipëri ka që në vitin 2016 që ka propozuar 12 shtesa dhe përmirësime në Kodin Penal për përfshirjen në të të veprave të reja penale ndaj fëmijëve kur ato ndodhin online.

Raporti i 1-rë Kombëtar për Sigurinë në Internet të Fëmijëve në Shqipëri, tregoi se mbi 60 përqind e fëmijëve dhe adoleshentëve janë viktima të bulizmit online dhe gjenden të pambrojtur nga ligji. Përsa i përket shfrytëzimit dhe dhunës seksuale online, shifrat janë edhe më shqetësuese.

Gjatë dy viteve të fundit më shumë se 200 raste janë denoncuar në Platformën Kombëtare për Internet të Sigurt (www.ISIGURT.al), që tregon se numri i fëmijëve dhe i të rinjve që bien viktima të bulizmit, vjedhjes së identitetit, ngacmimeve e dhunës seksuale në internet, pornografisë etj., po rritet nga viti në vit. Pjesa më e madhe e rreziqeve që i’u kanosen fëmijëve në internet nuk janë të parashikuara në Kodin Penal dhe as në ligje të tjera për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve. Këto mungesa ligjore eskspozojnë me qindra fëmijë ndaj dhunës, bulizmit dhe shfrytëzimit seksual online.

Qëllimi i ligjit është adresimi i të gjitha mangësive që ka legjislacioni shqiptar për mbrojtjen e fëmijëve gjatë navigimit në internet, përmbajtjes së papërshtatshme apo të paligjshme, përfshirë edhe aspektet procedurale të raportimit dhe ndjekjes së rasteve.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0