Covid-19/ Mjeku Ulqinaku qetëson shqiptarët: Kjo është e vetmja sfidë që nuk kemi kaluar…

Covid-19/ Mjeku Ulqinaku qetëson shqiptarët: Kjo është e vetmja sfidë që nuk kemi kaluar…

Fituesja e Eurovizionit i përkiste marinës …
Me nevojë dhe aftësi të veçantë
Gjinar : A po zbehet kjo zonë turistike?

Mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku tha se në tërësi situata e covid-19 nuk ishte më e frikshme siç u shfaq në fillim, pasi tanimë autoritetet dinë më mirë se si të sillen. Megjithatë, më tej ai theksoi se, frika e vetme mbetet mbingarkesa e sistemit shëndetësor, gjë për të cilën mjeku apeloi që të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave

“Kemi kaluar goxha sfida, mund të them se mbase mund të ishim edhe më keq, por për hir të së vërtetës nuk jemi në ato shifra shumë të vështira, sepse, mosndërgjegjësimi në shumë vende që nuk mbajnë maska, hapja e shkollave, turistët e shtuar, ndikoi në rritjen e rasteve por jo në tejkalim të pritshmërisë. Nuk e shoh me frikë, e vetmja sfidë që do doja të kaloja ishte ditë me shi, që mbush njerëzit në mjedise të mbyllura dhe makina, kjo është e vetmja sfidë që nuk kemi kaluar për të qenë pak sa më të qetë,” u shpreh epidemiologu Ulqinaku për Euro News.

COMMENTS

WORDPRESS: 0