Covid-19/ Dëshmia tronditëse e qytetarit: Nëse do ta linim dajën ende në Spitalin Infektiv…

Covid-19/ Dëshmia tronditëse e qytetarit: Nëse do ta linim dajën ende në Spitalin Infektiv…

Një dëshmi tronditëse ka ardhur nga një qytetar (redaksia e Informim.al ka të gjitha të dhënat e këtij rasti) i cili kishte dajën e tij të shtruar në

Mungesa e mësuesit ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta…
Ja gjendja e konvikteve; Studentët nuk kanë kushtet normale për jetesë.
Gazetari i njohur: 51 arsyet pse u largova nga Shqipëria

Një dëshmi tronditëse ka ardhur nga një qytetar (redaksia e Informim.al ka të gjitha të dhënat e këtij rasti) i cili kishte dajën e tij të shtruar në spitalin infektiv, duke u trajtuar me Covid-19.

Ai thotë se daja i tij ishte i sëmurë nga mushkëritë, dhe për shkak të gjendjes më të përkeqësuar bëri tamponin ku rezultoi negativ, megjithatë, spitali i Durrësit vendosi ta dërgojë në Tiranë tek spitali Covid-1.

“Daja kishte gati 3 javë që ishte i sëmurë nga mushkëritë. U shtrua tek spitali i Durrësit dhe me kalimin e ditëve gjendja e tij përkeqësohej. Bëri tamponin mos ishte me koronavirus dhe rezultoi negativ. Megjithatë spitali i Durrësit vendosi ta dërgojë në Tiranë tek spitali covid-1. Atje mjekët e infektivit na thanë që është me koronavirus dhe aty mbeti i shtruar 4 javë, por edhe aty gjendja sa vinte e perkeqësohej”, u shpreh I.B për Informim.al.

Ai më tej shton se nuk mund të merrnin asnjë informacion për gjendjen e dajës së tij nga mjekët por kur fliste në celular me të shprehet se daja thonte që në Spitalin Infektiv vuante shumë.

“Nuk merrnim dot nga mjekët për dajën dhe kur flisnim në celular me të na thonte që vuajmë. As nuk i lejonin te laheshin, për më tepër ilacet i jepnin tjetër për tjetër, për virus ndërkohë qe ai kishte vetëm mushkëritë. Kanë të drejtë njerëzit që ankohen.”

Shumë pikëpytje dalin nga terri i informimit, se çfarë ndodh aty brenda Infektivit të QSUT-së, ku shtrohen të sëmurët me Covid-19. Si u shërbejnë të sëmurëve? Çfarë ilaçesh i’u japin për kurim? Qytetari deklaron për informim.al se një mjeke, mike e familjes së tij i ka bërë të ditur se daja i tij nuk po merrte mjekimin e duhur nga stafi mjekësor.

“Duke parë se çfarë po ndodhte me gjendjen e dajës, mungesë informacioni nga mjekët e spitalit për gjendjen e tij, biseduam me një mjeke të familjes sonë në Durrës rreth problemit të dajës. Ajo erdhi në Tiranë për të parë më mirë gjendjen në të cilën ndodhej daja dhe mjekët i kishin thënë se nuk e mbajmë më dot pasi gjendja sa vjen edhe përkeqësohet.
Doktoresha, mike e familjes sonë kishte parë ilaçet me të cilat po kurohej ai dhe ishin për gripin e jo për mushkëritë ndaj dhe gjendja e tij përkeqësohej çdo ditë e më shumë pasi nuk po merrte mjekimin e duhur.

Ai u shpreh gjithashtu se pas shumë përpjekjesh dhe miqësish e nxorrën dajën nga spitali dhe se nëse do ta linin atë në spital ende, daja do të kishte ndërruar jetë.

Pas shumë përpjekjesh dhe miqësish e nxorrëm nga spitali. Tani që është në shtëpi daja, gjendja e tij shëndetësore po përmirsohet dita ditës. Nëse do ta linim në spital ende daja do kishte ndërruar jetë.
U vizitua për mushkëritë dhe e nxorrën me covid-19 edhe pse daja nuk kishte asnjë shenjë tjetër. E kemi çuar edhe tek spitali amerikan për vizitë, ka vetëm probleme me mushkëritë na thanë mjeket aty, jo virus.
Kam vajzën e vogël, kam frikeë ta vizitoj nëse më sëmuret se ja bëhet në spitalet tona në Shqipëri të vdesin me zor”, përfundon qytetari rrëfimin e tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0