Çmimet e banesave, ja si përcaktohen në  Elbasan

Çmimet e banesave, ja si përcaktohen në Elbasan

Çmimet e reja fiskale të banesave për vitin 2019, do të përdoren nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive së Paluajtshme për rastet e shitjes dhe blerjes

Ndotja në Bulqizë: mbeturinat digjen në ambjent të hapur
Portali qeveritar on-line E-albania \Të varfërit nuk mund ta aksesojnë
Gjykata e Strasburgut dënon Italinë

Çmimet e reja fiskale të banesave për vitin 2019, do të përdoren nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive së Paluajtshme për rastet e shitjes dhe blerjes së një apartamenti, por edhe për procesin e rivlerësimit. Këto çmime njihen nga shteti sipas zonave të ndryshme, në formën e “dyshemesë”, pra si çmim minimal, në bazë të të cilit llogaritet, si tatimi i fitimit, në rast se kemi të bëjmë me një shitblerje ndërtese, ashtu edhe taksa e ndërtesës, në përputhje me ligjin e ri për Kadastrën Fiskale.

Qarku i Elbasanit prej katër vitesh nuk ka pësuar ndryshime për çmimin e banesave, po ashtu edhe bashkitë e tjera të qarkut.

Konkretisht qyteti Elbasan sipërfaqen e shfrytëzimit e ka 50 300 m2, duke kryesuar qytetet e tjera të qarkut. Në Cërrik një metër katror sipërfaqe kushton 38 300 lekë; në Belsh 35 000 lekë për  m2; në Peqin 39 000 lekë për m2; në Librazhd 44 000 lekë për m2; në Gramsh 43 000 lekë për m2 dhe në Përrenjas 41 780 lekë për m2.

Në tabelat që pasqyrojnë këto ndryshime, përcaktohen me hollësi çmimet që njihen nga shteti për një metër katror të një ndërtese të caktuar, në të gjitha zonat e Qarqeve, bashkive dhe qyteteve, duke përfshirë Njësitë Administrative të Tiranës, çmimet e të cilave variojnë nga njëra-tjetra.

Banesat
Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, reduktohet deri në 35 për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale.

Ndërsa për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.

Taksat
Çmimi i përcaktuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore do të korrespondojë me çmimin mesatar referues të ndërtesave që përdoren për qëllime banimi sipas qyteteve. Për nënkategorizime të ndërtesave, që nuk shërbejnë për banim, sipas qëllimit të përdorimit, zbatohen çmimet mesatare për metër katror sipërfaqe ndërtimi.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke përdorur të dhënat e mbledhura për ndërtesën/njësinë pasurore, përcaktojnë bazën e taksës dhe llogarisin shumën e taksës vjetore të ndërtesës për t’u paguar nga çdo taksapagues. Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës/njësisë pronësore.

Më poshtë paraqesim të gjitha të dhënat me çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi, sipas qyteteve për çdo bashki sipas qarqeve:

COMMENTS

WORDPRESS: 0