Çfarë streson në të vertetë prindërit e fëmijëve autikë?

Çfarë streson në të vertetë prindërit e fëmijëve autikë?

Të rritësh një fëmijë me nevoja të veçanta në ditët e sotme kërkon angazhim dhe punë të madhe. Kjo e bën jetën e prindërve shumë stresante, sidomos ku

Kërkesë për ndryshimin e pikës 10, neni 24, Rregullorja “Për Zhvillim e Maturës Shtetërore 2018 … e cila ndalon rivleresimin e testeve dhe të drejtën për ankimin.
Misteri i Romës, një studente e pastrehë kthehet sërish të jetojë në Suedi me babanë e saj dhe dëshiron të kthehet në universitet.
Ja “sëmundja e pestë” që po qarkullon në Shqipëri nga Tritan Kalo

Të rritësh një fëmijë me nevoja të veçanta në ditët e sotme kërkon angazhim dhe punë të madhe. Kjo e bën jetën e prindërve shumë stresante, sidomos kur fëmija ka simptoma të theksuara të çrregullimit.

Këtu është një listë e faktorëve të vërtetë që shkaktojnë stres tek prindërit e fëmijëve autike.

1) Paratë
Familjet harxhojne me shume nga ç’munden për trajtimin e autizmit. Rrjedhimisht kjo shkakton stres tek prinderit.

2) Faji dhe ankthi
Ka shumë shkrime në internet që sugjerojnë se prindërit janë në një mënyrë përgjegjës për autizmin e fëmijës së tyre dhe që mund ta kishin parandaluar, mund ta kishin kuruar ose që duhet të        sigurojnë shumë më shumë trajtim për fëmijën e tyre. Dihet që asnjë nuk mund t’i bëjë të gjitha por megjithatë përsëri prindërit ndjejnë presionin.

3) Burokracite
Të merresh me sistemin e edukimit special apo me sistemin shtetëror shëndetësor është një stres më vete.

4) Pasiguria
Shumë pak prindër të fëmijëve autikë janë në dijeni të informacionit të nevojshëm rreth asaj që i nevojitet fëmijës së tyre, sa do të ecë fëmija i tyre, apo si do të jenë rezultatet e trajtimit.

Cila  është terapia që funksionon me shumë?

A do të flasë femija?

A do të ketë shoqëri?

A do të shkojë në shkollë?

A do të martohet?

A do të punësohet?

Asnjë nuk mund t’ju përgjigjet me siguri ndaj është e pamundur të mendoni për të ardhmen e largët.

5) Probleme me marrëdhenien në cift.
Mami mund të dojë ta çojë fëmijën në një shkollë private të specializuar. Babi mund të dojë ta çojë në një shkollë publike për tu integruar. Kjo është një çeshtje që sjell stress në familje. Babai         mund të jetë shumë i zënë me punë për të çuar rregullisht vajzën në terapi, kështu që mund t’i duhet ta bëjë mami këtë duke reduktuar mundësitë e rritjes në karrierën e vet. Një çështje me     shumë këtu për më shumë stres!

6) Familja e zgjeruar
Në çdo vizitë gjyshja sjell nga një artikull të ri për trajtimet “magjike” të autizmit. Ndërkohe gjyshi nuk e ka idene si të ndërveprojë me fëmijën tuaj dhe e shmang fare atë. Motra juaj ka këshilla        rreth rritjes së fëmijës suaj me suplemente speciale, ndërsa bashkëshorti i saj është i shqetësuar se mos foshnja i tyre “e merr” autizmin nga djali juaj. A nuk janë kështu grumbullimet familjare        rreth një fëmije autik?

7) Prindërit e fëmijëve të tjerë autike
Ka shumë prindër të fëmijëve autike që mundohen me patjeter të imponojne qëndrimet e tyre tek prinderit e tjëre. Përballimi i “sulmeve” të tyre është i mundimshëm dhe sidomos kur ata     mundohen të të bindin të bësh si ta si dhe kur të bëjnë të ndjehesh me faj.

8)Media
Çdo ditë ka nga një histori të re rreth shkaqeve dhe kurave për autizmin.Çfarë duhet të zgjidhni ju?

A ka shanse që fëmija juaj të dëmtohet?

A duhet të padisni gjykatat e vaksinave?

A do të ndryshojë çdo gjë ky zbulim i ri?

Të gjitha këto pasiguri të ofruara nga media krijojnë stres.

9) Vetmia
Prindërit e fëmijëve autike lihen menjanë në shumë mënyra. Fëmijet e tyre nuk janë pjesëmarrës në ndeshje futbolli apo në koncerte dhe nuk ftojnë shokë në shtëpi për të luajtur. Nënat e fëmijëve autike nuk mund të shoqërohen me nënat e tjera ndërsa fëmijet e tyre luajnë. Ato nuk mund të marrin pjesë në festa të mëdha dhe të zhurmshme. Me pak fjalë të jesh nëna e një femeije autik do të thotë të ndjehesh e vetmuar.

A është autizmi stresues? Absolutisht. Por ideja se stresi i lidhur me autizmin është rezultat direkt i sjelljeve të fëmijës nuk është gje tjetër veçse një këndvështrim dritëshkurtër!

COMMENTS

WORDPRESS: 0