Çfarë po ndodh me shqiptarët, spitalet mbushen me qytetarë të sëmurë

Çfarë po ndodh me shqiptarët, spitalet mbushen me qytetarë të sëmurë

Në vitin 2018 nëpër spitalet në vend u shtruan gjithsej 279 mijë persona në spitalet publike, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në treguesit e

INSTAT nxjerr shifrat: Ja sa shqiptarë kanë emigruar 8 vitet e fundit
Shifrat/ Qytetet në Shqipëri me numrin më të lartë të vdekjeve, shkaqet kryesore
Alarmante: Shqipëria drejt plakjes?INSTAT: 19 mijë të rinj largohen,shtohen 11 mijë pleq

Në vitin 2018 nëpër spitalet në vend u shtruan gjithsej 279 mijë persona në spitalet publike, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në treguesit e shëndetit publik. Ky është niveli më i lartë i të shtruarve që raportohet që nga 2014-a, kur INSTAt publikon shifrat.

Në raport me një vit më parë, numri i të shtruarve në spitale u rrit me 2.2%. në të njëjtën linjë është rritur dhe ditë qëndrimi në spital nga 5.4 në 5.5 ditë.

Sipas INSTAT, Në vitin 2018, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor është 8.219.771, mesatarisht 3 kontakte për person në vit. Ky numër shënon një rritje prej 3,5 % krahasuar me numrin e vizitave gjatë vitit 2017. Ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital janë 5,5 ditë gjatë vitit 2018, nga 5,4 ditë që ishin në vitin 2017. Ndërhyrjet kirurgjikale në spitalet publike gjatë vitit 2018 janë 64.929 duke shënuar një rritje prej 13,0 %, krahasuar me vitin 2017.

Kujdesi shëndetësor parësor
Në vitin 2018, numërohen 413 qendra shëndetësore të degëzuara në 2.053 ambulanca, si dhe 46 poliklinika të specializuara.

Në vitin 2018, numri i vizitave në konsultorin e gruas është 243.594 nga të cilat 62,4 % janë realizuar me asistencë të mjekut specialist. Numri i vizitave të para obstetrikale është 29.517, i cili është në linjë me numrin e lindjeve të raportuara gjatë vitit 2018.

Në vitin 2018, numri i vizitave në konsultorin e fëmijëve është 802.633, ndër këto vizita 56,8 % janë ndjekur nga stafi i lartë mjekësor dhe pjesa tjetër janë ndjekur nga mami dhe infermierë.

Numri i fëmijëve 0 – 1 vjeç që ushqehen me gji gjatë viti 2018 është 18.988, ndërkohë numri i fëmijëve që ushqehen me ushqim artificial është 5.342.

Mbulesa vaksinale është në nivelet mbi 98,0 % për shumicën e antigenëve vaksinal, duke përmbushur kështu dhe kriterin bazë ku çdo antigen vaksinal duhet të jetë mbi 95,0 % në nivel kombëtar. Në vitin 2018, vihet re një ulje prej 1,6 pikë përqindje në grupin e vaksinave Fruth-Rubeolë dhe Parotit për moshat mbi 1 vjeç.

Shërbimi spitalor dytësor
Në vitin 2018, numri i spitaleve publik dhe jopublik në vend është 55, nga të cilët 42 janë spitale shtetërore dhe 13 spitale private. Mbulimi i shërbimit spitalor publik dhe jopublik është 2 spitale për 100 mijë banorë dhe numri i shtretërve spitalorë publik dhe jopublik është 8.868 (3 shtretër për 1.000 banorë).

Ditët e qëndrimit mesatar të një pacienti janë 5,5 ditë në vit me një xhiro të shtratit 33,8 herë pacientë në vit. Shfrytëzimi i shtratit për kujdes shëndetësor gjatë vitit 2018 është 186,7 ditë, të cilat përbëjnë 51,1 % të ditëve kalendarike të këtij viti.

Në vitin 2018, të shtruar gjithsej në institucionet e shërbimit spitalor ishin 279.018, nga të cilët 34,5 % janë realizuar pranë Q.S.U.T. Ndërhyrjet kirurgjikale në vitin 2018 ishin 64.929, nga të cilat 43,2 % e tyre u realizuan në Q.S.U.T.

Shërbimi për shëndetin mendor

Numri i shtretërve në shërbimin spitalor të specializuar për shëndetin mendor është 635. Ndërkohë në këtë shërbim spitalor të specializuar operojnë 25 mjek psikiatër.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0