Çfarë ndodhi kur familja fuste në dhé Enean?! Ministri doli …

Çfarë ndodhi kur familja fuste në dhé Enean?! Ministri doli …

Gazetarja e Kronikes ne GSH dhe News24, Dorjana Bezati ka reaguar ashper me nje postim ne rrjetet sociale per tragjedine e ndodhur ne Komisariatin e P

Durrës: Gjendja e rrugëve, banorët e lagjes 7: Ja si jetojmë mes ujit, baltës dhe pluhurit
Abonetë, tashmë me fotografi…
Historia e Marinës/ Vajza nga Berati që të mahnit me aftësitë e saj.

Gazetarja e Kronikes ne GSH dhe News24, Dorjana Bezati ka reaguar ashper me nje postim ne rrjetet sociale per tragjedine e ndodhur ne Komisariatin e Policise se Korces, ku nje i ri humbi jeten pas dhunes kafsherore te ushtruar ndaj tij, sipas familjes, nga policet.

Ekspertiza pritet te thote fjalen e saj, por fotot e shperndara ne internet nga trupi i viktimes, flasin shume.

 

REAGIMI I GAZETARES:

 

Një 26-vjecar vdiq në dhomat e shoqërimit në Komisariatin e Korçës. Familjarët pretendojnë se i riu vdiq nga dhuna e ushtruar nga policia. Në trupin e të riut kishte hematoma. Ai u përcoll në banesën e fundit sot.
E dini cfarë ndodhi sot, kur familja fuste në dhé Enea Ftojn?! Ministri i Brendshëm doli buzëqeshur para kamerave dhe tha do ta bëjë policinë speciale!

 

Kush nga Ministria e Brendëshme, Policia e shtetit tha një fjalë për këtë ngjarje?! Askush nuk foli. Në një vend normal nuk ndodhte kurrë kjo!
Por ne nuk jemi një vend normal! Na rrofshin “pashallarët”, “babalet e Vlorës”, ministrat e pafaj dhe vëllezrit e tyre shembëllorë. Kujt po i bëhet vonë se kush dha shpirt nga druri!

E di që disa nga ju do të thoni se nuk dihet ende shkaku i vdekjes. Të pritet ekspertiza.
Por unë ju them pse duhet kjo?! E priti kryeministri i vendit, ministri i brendshëm ekspertizën e audiopërgjimit? Dolën vrap e vrap në konkluzione: regjistrimi nuk është autentik, ky është një mashtrim, balta e opozitës…. etj., etj.! Llafe, llafe, llafe…
Për Enea Ftojn asnjë fjalë. Krimi u mbulua me një grusht dhè.
Rrofshin pashallarët!

COMMENTS

WORDPRESS: 0