Çfarë ka ndodhur një vit pas ngjarjes ku nëna ndërroi jetë gjatë lindjes së vajzës.

Çfarë ka ndodhur një vit pas ngjarjes ku nëna ndërroi jetë gjatë lindjes së vajzës.

Ka kaluar tashmë një vit që nga koha kur Rexhina humbi jetën gjatë lindjes në Maternitetin e Elbasanit. Por cfarë ka ndodhur gjatë këtij viti me pr

Me nevojë dhe aftësi të veçantë
Elbasan: 30 familje Rome\Egjiptiane dhe Pak përfitojnë “Bonus Strehimi”
SI I KANË PRITUR PENSIONISTËT ELBASANAS SHPËRBLIMET E FUNDVITIT ?

Ka kaluar tashmë një vit që nga koha kur Rexhina humbi jetën gjatë lindjes në Maternitetin e Elbasanit.

Por cfarë ka ndodhur gjatë këtij viti me procesin gjyqësor që po ndiqej nga gjykata e Elbasanit ?

Pas vdekjes së Rexhinës është shoqëruar në polici i gjithë stafi i spitalit që ka marrë pjesë në operacion dhe policët arrestuan dy mjeket kardiologun M. I. dhe reanimatorin N. Th. Gjithashtu u nxorr dhe një urdhër arresti për gjinekologun A. K., por ky i fundit ishte arratisur për në Amerikë.

Policia dhe prokuroria e Elbasanit i kanë kërkuar ndihmë zyrës së Interpolit me qëllim shpalljen në kërkim ndërkombëtar të A. K., i cili nëse do të arrestohet në SHBA do të ekstradohet në Shqipëri, ku do i nënshtrohet procesit gjyqësor për akuzën e “Neglizhencës në trajtimin mjekësor” me pasojë vdekjen e Rexhina Debrovës nisur kjo nga  akti i ekspertimit mjeko-ligjor i lëshuar nga instituti i mjekësisë, ku qartësohen nga ana teknike shkeljet e kryera nga doktori A. K.

Për dy mjekët e  tjerë kardiologun M. I. dhe reanimatorin N.Th. gjykata e Elbasanit vendosi dënimin me detyrim paraqitje .

Jemi sot pas një viti dhe vajza e cila Rexhina solli në jetë mbush një vjeç. Në këtë ditëlindje të parë ajo është surprizuar nga një grup nënash të cilat kishin vendosur për ti dhuruar sado pak dashurinë dhe ngrohtësinë e një nëne.

COMMENTS

WORDPRESS: 0