Çështja e punësimit në Elbasan vazhdon të mbetet një nga fenomenet më shqetësuese të banorëve të këtij qyteti.

Çështja e punësimit në Elbasan vazhdon të mbetet një nga fenomenet më shqetësuese të banorëve të këtij qyteti.

Edhe pse qarku Elbasan renditet i treti në vend për nga numri i lartë i të papunëve, duket se shanset për ta zbritur këtë shifër janë ende shumë të vo

A duhet të shpresojmë tek një Institucion Kushtetues i Pavarur, ku drejtuesi emërohet si pasojë e një marrëveshje politike ?
Dita Botërore e Librit: Nëse do të bëhesh dikush-i në jetë, lexo”
E përbuzin, 22-vjeçari me aftësi të kufizuara jep mesazhin prekës

Edhe pse qarku Elbasan renditet i treti në vend për nga numri i lartë i të papunëve, duket se shanset për ta zbritur këtë shifër janë ende shumë të vogla.

Zyra e Punës si institucion ndërmjetësimi midis punëkërkuesve dhe punëdhënësve jo gjithmonë ka pasur sukses. Vërehet një mungesë e përditësimeve të vendeve të punës, afishohen si mundësi punësimi vende pune të cilat në realitet janë të zëna, hera-herës punëkërkuesit hasen me një sjellje jo shumë dashamirëse nga punëdhënësit, jo korrekte dhe aspak profesionale, bëhet fjalë për raste të cilat janë ndërmjetësuar nga Zyra e Punës.

Rastin e Emilianit, një 32-vjeçari elbasanas, të papunë i cili rrëfen gjithë orvatjen e tij në kërkim të një mundësie punësimi  duke kërkuar privatisht, si dhe duke trokitur në institucionin e punësimit Elbasan.

 

 

Nga i gjithë rrëfimi i Emilianit, vërehët një moskoordinim i punës ndërmjet Zyrës së Punës si institucion dhe biznesit, ky i fundit jo gjithmonë i mirëpret rastet e referuara nga kjo Zyrë.

Sa të sigurta dhe sa aktuale janë këto mundësi punësimi të ofruara nga kjo Zyrë?

A ka një marrëveshje konkrete, korrekte dhe besimi ndërmjet Zyrës së Punës dhe biznesit?

I ngremë këto pikëpyetje për shkak  të sorollatjes së Emilianit sa në Zyrën e Punës po aq edhe në bizneset që  kërkojnë punëtorë. Është në kurriz të punëkërkuesve ky mosrendim dhe mosfunksionim siç duhet i institucioneve përgjegjëse.

E megjithatë Emiliani, nevojtar për punë, i aftë dhe i gatshëm të kryejë çdo lloj pune që t’i ofrohet, si edhe me përvoja të mëparshme pune në sektorë të ndryshëm, thekson se do vazhdojë të kërkojë punë derisa të gjejë zgjidhje për vete dhe për familjen e tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0