Cërriku, ende pas 3 vitesh problemet e tërmetit nuk janë zgjidhur

Cërriku, ende pas 3 vitesh problemet e tërmetit nuk janë zgjidhur

Në vitin 2014 qyteti i Cërrikut u godit nga një tërmet i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme në shumë banesa të zonës, e cila njihet për nivelin e ul

Të rinjtë ”refuzojnë” politikën; gjysma nuk duan të votojnë
OMARAJ, FSHATI PA SHKOLLË
Sipërfaqe e madhe pylli me pisha përfshihet nga flakët në Gjinar.

Në vitin 2014 qyteti i Cërrikut u godit nga një tërmet i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme në shumë banesa të zonës, e cila njihet për nivelin e ulët të punësimmit dhe kushtet jo të mira ekonomike në të cilat qytetarët jetojnë, 20 familje jetojnë edhe sot në shtëpi të cilat rrezikojnë të shemben.

Por edhe pse ka kaluar tashmë plot 3 vite problemi me banesat e dëmtuara ende nuk është zgjidhur. Qeveria akordoi në 2014 një fond për dëmshpërblimin e banorëve dhe riparimmin e dëmeve të shkaktuar në banesa e tyre nga tërmetit, por sipas tyre ky fond është keqpërdorur.

Tërmeti i tre viteve më parë preku lagjen Fermë të Cërrikut, Kantier, si dhe fshtin Malasej e Shtërmen. Ndërkohë banorët shprehen se fondi i dhënë për dëmshpërblimin është shpëërndarë në banorë të cilët nuk janë prekur nga tërmeti si dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të zgjidhur situatën pasi kushtet e vështira ekonomike nuk jua lejojnë që të ndërhynë vetë në banesat e tyre për të riparuar dëmet e shkaktuara.

“Kërkojmë që shteti të ndërhyjë pasi ne vet nuk kemi mundësi që të kryejmë riparimet e nevojshme. Jemi duke jetuar prej 3 vitesh me frikën se shtëpia bie dhe na zë brenda.Tërmeti ishte shumë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme edhe në themelet e banesave”, shprehet njëri prej banorëve, në shtëpinë e të cilit mund të shohësh se si muret janë shkëputur nga njëri- tjetri dhe të lejojnë të shikosh pa vështirësi duke qëndruar ulur në divan atë që është duke ndodhur në oborr.

Situata paraqitet e njëjtë edhe për një banor tjetër i cili shprehet se gjendja e vështirë ekonomike nuk e lejon familjen e tij për të riparuar dëmet e shkaktuara.

“Unë nuk jam në punë, askush tjetër nga familja nuk është shumë e vështirë të gjesh një punë. Mundësi nuk kemi për të riparuar dëmet e shkatuara, jemi përpjekur që të ndërhyjmë në të çarat me pak llaç dhe gëlqere, të paktën të shmangnim hyrjen e erës brenda por mban pak kohë dhe sërish bëhet si ka qenë më parë”, thotë një tjetër banorë.

Gjendja për këto familje paraqitet mjaftë e vështirë për shkak të mungesës së të ardhurave, por jetesa në këtoë kushte është duke ua vështirësuar akoma edhe më shumë jetesës. Ndërkohë që banorët vet shprehen se gjatë verës gjendja është me e përballueshme, duhet të kujtojmë se vera në Shqipëri zgjat vetëm tre muaj, ndërkohë periudha e të ftohtit zgjat rreth nëntë muaj, muaj këto në të cilat këta banorë jetojnë njësojë sikur të jetonin në qiell të hapur. Pro kushtet e vështira të jetesë nuk janë i vetimi problem për këta banorë pasi banesat në të cilat ata jetojnë rrezikojnë të shemben duke u shëndrruar kështu edhe në një rrezik për jetën e tyre

COMMENTS

WORDPRESS: 0