Cërrik: “Epoka e Mesjetës në qendrën shëndetësore”

Cërrik: “Epoka e Mesjetës në qendrën shëndetësore”

Qendra shëndetësore e fshatit Xibrrakë të Cërrikut nuk plotëson as kushtet më elementare për të ofruar shërbimin e duhur në një komunitet me më shumë

Belësh: Kushte të mjerueshme në qendrën spitalore
Apel për ndihmë: Invalid dhe në varfëri ekstreme
Vlorë: Tregu i madh i fruta perimeve për 28 vjet në mungesë të investimeve

Qendra shëndetësore e fshatit Xibrrakë të Cërrikut nuk plotëson as kushtet më elementare për të ofruar shërbimin e duhur në një komunitet me më shumë se 1 000 banorë.

Në godinën që dikur ka funksionuar si çerdhe fëmijësh, nuk është vënë dorë prej më shumë se 30 vitesh.

“Gjendja e kësaj qendre shëndetësore është e mjerueshme. Jemi si në Mesjetë, pa asnjë aparaturë”, shprehen banorët.

Përveç kushteve të godinës, qendra shëndetësore nuk ka as aparatura të tjera të nevojshme për të ofruar një shërbim shëndetësor normal. Banorët shprehen se jo të gjithë kanë mundësitë për të marrë shërbimin në qytet, sidomos të moshuarit, për të cilët udhëtimi është i vështirë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0