Cerrik / Derdhja dhe djegia e plehrave po shkatërron bujqësinë, blegtorinë por mbi të gjitha jetën e njerëzve

Nga Ana Hoxha Për më shumë se tre vite në fushën e lumit Devoll, shumë pranë fshatit Gjyral, është bërë vendgrumbullimi për plehrat e qytetit t

Bardhaj fshati që ka mbetur si në mesjetë…
Historia e trishtë e Denisit, 17- vjeçarit që nuk do të mund të ecë kurrë
Rrëfimi i nje qytetari se si përmes mbështetjes dhe ndihmës ligjore fitoi të drejtën e tij.

Nga Ana Hoxha

Për më shumë se tre vite në fushën e lumit Devoll, shumë pranë fshatit Gjyral, është bërë vendgrumbullimi për plehrat e qytetit të Cerrikut. Çdo ditë bëhet derdhja e plehrave si dhe djegia e tyre pa kriter. Tymi që krijohet prej djegies së tyre është shumë mbytës. Pothuajse çdo dite i gjithë fshati mbulohet nga kjo mjegullnaje tymi i mbushur plot me dioksid karboni. Banorët i kanë kërkuar ndihmë kryetarit të bashkisë së Cerrikut, që të ndalojë grumbullimin dhe djegien e plehrave por asgjë nuk është marrë parasysh. Situata vazhdon po e njëjta. Ky fenomen po shkatërron çdo gjë në këtë fshat, si bujqësin, blegtorin por mbi të gjitha jetën e njerëzve. Për shkak të plehrave janë afruar shumë dhe kafshët e egra, si çakalli, ujku dhe ariu. Banorët nuk dinë ku të shkojnë që t’u dëgjohet zëri për ti dhënë fund kësaj torture, sepse me këtë situatë nuk mund të jetohet në asnjë vend.

COMMENTS

WORDPRESS: 0