Cërrik: Aksi, Kantjer-Rrethrrotullimi i Belshit, burim aksidenti

Aksi rrugor Cërrik-lagjia Kantier-kruqëzimi i Belshit u rikonstruktua pak vite më parë . Përveç asfaltimit kjo rrugë që nuk është as 2 km e gjatë

Vaji i palmës, produkti ushqimor që po na “vret” çdo ditë nga pak.
Mungesa e mësuesit ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta…
Goli i Xhakës mposht Izraelin, Shqipëria e nis me fitore Ligën e Kombeve

Image result for Aksidente

Aksi rrugor Cërrik-lagjia Kantier-kruqëzimi i Belshit u rikonstruktua pak vite më parë . Përveç asfaltimit kjo rrugë që nuk është as 2 km e gjatë  u kompletua me sinjalistikë rrugore . U ndërtuan trotuarë për këmbësorët si dhe u kryen të gjitha vijëzimet. Tashmë ky aks rrugor nuk është më si dikur. Tek kthesa e Belshit aksidentet dhe përplasjet e makinave,janë të pranishme sa herë që qarkullojnë automjetet. Këtu mungon vijëzimi që të tregojë rrethrrotullimin e automjeteve. Një tjetër shqetësim këtu mbetet edhe vjedhja e tabelave të sinjalistikës rrugore,që ishin vendosur në kthesën e rrugës . Dikur në këtë rrugë ishin vendosur 9 tabela, por tashmë ato nuk ekzistojnë më,në vend të tyre kanë mbetur vetëm tubat e aluminit. Kalimtarët që kalojnë në këtë rrugë thojnë se vjedhja e tabelave ka krijuar dhe probleme për jetën e tyre. Automjetet hyjnë dhe dalin me shpejtësi në kthesë .

“ njerëzit ikin në drejtim të pakontrolluar, rruga tani është bërë”.

Firma kontraktore që e rikonstruktoi këtë aks rrugor vite më pare ka si detyrë nga ARRSH që të mbajë në kontroll dhe të kujdeset edhe për 4 vite të tjera. Shpesh herë kjo rrugë është bërë problem si në media ashtu dhe nga qytetarët dhe nga shoferët e automjeteve, por asnjeherë nuk janë vlerësuar ankesat.

COMMENTS

WORDPRESS: 0