Cerrik/ 107 familje jetojnë në kushte të mjerueshme, ata bëjnë apel për banesa sociale

“Protesta për jetën dhe lirinë! Stop plandemisë”/ Vaksina Anti-Covid a mund të jetë e rrezikshme për jetën dhe si eksperimentale të sjellë vdekje masive
Shpenzimet rriten më shumë se të ardhurat …
Për shkak të neglizhencës, gruaja rrezikoi gishtat e dorës

Në Cerrik,  107 familje që banojnë në ish- ndërtesën e vjetër të shkollës Tomorr Sinani kanë një banjo të përbarshkët . Me prishjen e sistemit komunist 20 familje egjiptiane u sistemuan në këtë godinë ku vazdojnë të jetojnë në kushte mizerable. Sipas banorëve ish klasat e dikurshme i kanë përshtatur si dhoma banimi. Familjet me shumë kurora ndahen nga njëra tjetra me një çarçafë të vënë në mes pasi jetojnë në një dhomë . Gjatë këtyre 20 viteve Bashkia e Cerrikut nuk ka mundur ti strehojë këto familje pasi qeveria nuk ka ndërtuar asnjë banesë sociale për strehimin e tyre. Para disa vitesh u fol se në Cerrik do të ndërtoheshin 5 pallate për strehimin e pastrehëve dhe strehimin e  egjiptianëve. Në vend të pallateve u hodhën vetëm themelet të cilat të tilla janë dhe në ditën e sotme. Ankesat e banorëve janë të shumta në  banjon e vetme që ndodhet në katin e parë të kuzhinës. Aty kanë  dhe çesmen për të mbushur ujë dhe duhet të qëndrojnë orë të tëra për të kryer nevojat personale apo për të mbushur ujë si dhe për të larë rrobat. E gjithë godina pikon pasi tavani ka rënë plotësisht dhe kanë mbetur vetëm trarët e godinës. Bashkia e Cerrikut ka dërguar disa herë informacione në ministrinë e pushtetit  lokal për ndërtimin e banesave sociale por asnjë projekt i saj nuk është miratuar. Kërkesat për strehimin e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët dhe askush nuk po interesohet. Ndërtimi i banesave sociale ende nuk po realizohet ndonëse janë të gatshme si themelet e ndërtuara prej vitesh ashtu dhe projektet e bashkisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0