Braktiset nga familja dhe “vritet “nga komentet për bashkëshortin me ngjyrë

Braktiset nga familja dhe “vritet “nga komentet për bashkëshortin me ngjyrë

Racizmi është një ndër fenomenet më të përhapura në mbarë botën, por më së shumti në vendin tonë. A ka dashuria ngjyrë?? Mesa duket për një vajzë shqi

Ndryshon ligji i strehimit/ Ja programet sociale që përfshihen
E sëmurë që në moshën 5-vjeçare, e reja bën thirrje për ndihmë.
Rrëfimi i Robert Ndrenikës: Mos më kryqëzoni pse ndryshova mendje për shembjen e Teatrit

Racizmi është një ndër fenomenet më të përhapura në mbarë botën, por më së shumti në vendin tonë. A ka dashuria ngjyrë?? Mesa duket për një vajzë shqiptare ka vetëm një emër :ndjenjë. Ajo u njoh me Henrin (djalin me ngjyrë) gjatë studimeve në Londër. Pas dy vitesh marrëdhënie, ajo mbeti shtatzënë por prindërit i kërkuan ta abortonte pasi nuk mund të pranon një dhëndër me ngjyrë. Pas disa vitesh ajo erdhi në Shqiperi për t’u treguar prindërve nipin e tyre me shpresën që dashuria prej gjyshërish do t’i zbuste por kur panë që kishte trashëguar ngjyrën e Henrit i thanë se s’kishin për ta pranuar kurrë. “Coje djalin ta rrisë i ati dhe atëherë do jesh vajza jonë”. Henri e shtyu të përpiqej seriozisht të krijonte një urë komunikimi me ta, sepse e shikonte që gruaja e tij po vuante. Por ata nuk pranojnë në asnjë lloj mënyrë. Por edhe komentet në Facebook janë për t’u habitur, shqiptarët janë shumë racist dhe e quajnë turp këtë që ka bërë kjo vajzë shqiptare. “Tre mundësi ke: të varesh, të hidhesh ose ta djegësh veten me benzinë, përndryshe ka pas mjaft djem që jan ma të bukurit në planet. Turp, pa fytyrë, mjerë prindërit çfarë paskan rritur.”, shkruan një komentuese. “Mos mendo t’ia mbushësh mendjen prindërve, moj maniake seksuale. Për një zezak i shkele të gjitha, pe botën me sy, atje që marrin zezak për burrë, o burra edhe ti. Nuk është fundi i botës, lëre zezakun se nuk ta duan prindërit, nuk je as e para as e fundit. Gjithsesi të gjitha ato femra që marrin zezak kur janë të reja ndahen në moshën 60-65 vjeçare, se atëherë i bie era më shumë zezakëve, racë majmuni. Çka është më e dhimbshmja, pse zezak, atë fëmijën nuk ta do as prindërit as shtëpia, as shoqëria.O femra shqiptare, nuk janë zhdukur nuk janë mbaruar ende shqiptarët, shqiptarët janë raca më e bukur në botë! Pse zgjidhni majmunin!”, shkruan një burrë. Është për të ardhur keq që edhe sot ekziston diskriminimi ndaj komuniteteve përkatëse.Teknologjia përparon, ndërkohë ne si shoqëri shqiptare mbetemi aty ende me paragjykime raciale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0