“Bota sa vjen e rritet , ndërsa arka ime e kursimit zvogëlohet”

“Bota sa vjen e rritet , ndërsa arka ime e kursimit zvogëlohet”

Nga: Pranvera Berati Teknologjia ecën me hapa të shpejta, trendet ndryshojnë çdo ditë dhe bota sa vjen e rritet. Ndërsa eci  në bulevardet e qyteti

Pensionistët: Shpërblim 5mijë lek për festat e fundvitit
Taksat e larta mbyllje biznesesh…
Kur prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta ndihen të braktisur nga shteti dhe pa asnjë përkrahje.

Nga: Pranvera Berati

Teknologjia ecën me hapa të shpejta, trendet ndryshojnë çdo ditë dhe bota sa vjen e rritet. Ndërsa eci  në bulevardet e qytetit më  sheh syri bar-kafetë e mbipopulluara nga të rinjtë. Të rinj të arsimuar të cilët rrinë me orë të tëra të ulur aty. Kryefjala e bisedës mbetet papunësia. Studentë të arsimuar në profile të ndryshme,  por asnjëri prej tyre i punësuar. Gjithë ato vite të investuara të çuara dëm. Të rinj të pa shpresë ….  E një prej tyre jam edhe unë. Studente e profilizuar në degën Punë- Sociale, e diplomuar në Master Profesional.  Punëkëkuese prej 1.5 vitesh  në zyrën e Punës. E çuditshmja në secilën prej ofertave të punëve është eksperienca. Studente e sapodalë nga auditori si mund të zotërojë eksperiencë? Eksperienca fitohet duke punuar. Duke punuar për të përfituar eksperincë dhe duke krijuar vetë varësi ekonomike. Eshtë për tu çuditur   që ekonomia e Shqipërisë është rritur  me 3.7% ,ndërkohë arka ime e kursimit zvogëlohet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0