Bonusi i strehimit/ Bashkia Elbasan nuk vendos mjaftueshëm buxhet për 42 persona

Bonusi i strehimit/ Bashkia Elbasan nuk vendos mjaftueshëm buxhet për 42 persona

Pogramet sociale të strehimit janë një nga mënyrat që qeveritë shfrytëzojnë për të zbutur problemin e të pastrehëve. Gjithsesi , masat në të cilën kët

Hendeku gjinor. Ja statistikat në pagë midis burrave dhe grave.
Mbetjet urbane në Berat, ndërtimet pa kriter kanë sjellë kaos
Bisedë me një killer serash që mbjell, korr dhe shet vdekje!

Pogramet sociale të strehimit janë një nga mënyrat që qeveritë shfrytëzojnë për të zbutur problemin e të pastrehëve. Gjithsesi , masat në të cilën këto programe trajtojnë nevojat e grupeve vulnerable ngre shumë pikëpyetje.

Në Shqipëri ka një numër të madh personash që rezultojnë të pastrehë. Më së shumti mungesën e strehimit e vuan komuniteti rom dhe egjiptian. Këtë vit, ashtu si dhe vjet në qytetin e Elbasanit u zbatua pogrami social i strehimit ‘Bonus strehimi’ i cili konsiston në mbulimin e qerasë së shtëpis nga shteti si dhe nga vet qytetari. Kjo iniciativ u ndërmor nga Organizata ’Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome’ dhe që e ka ndjekur në çdo hap bashkë me personat aplikues. U arrit që këtë vit të miratoheshin nga Këshilli bashkiak rreth 40 persona duke qenë se dhe bashkia kishte buxhet të caktuar për këtë lloj pogrami. Edhe pse nga Drejtoresha e Zhvillimit Urban u premtua që 42 familje do të ishin përfitues të bonusit të strehimit , pas disa ditëve në organizatën LRER erdhi njoftimi që vetëm 10 familje do te ishin përfitues, përzgjedhje kjo e cila u bë nga kriteri ekonomik. Kjo ka bërë që pjesa tjeter e aplikuesve që nuk dolën përfitues të jenë të zhgënjyer. Për këtë arsye aktivistët dhe disa familjarë zhilluan një takim me drejtoreshën e MZHU-së. Ajo fajësoi bashkin e Elbasanit dhe sipas saj është bashkia Elbasan ajo që duhet të kishte vendosur më shumë buxhet për këto persona. Kjo situatë është e pakuptueshme sepse bashkia kishte mjaftueshem buxhet për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Familjarët kërkojnë që pjesa e mbetur e buxhetit të bashkisë tu jepet këtyre 32 familjeve që nuk dolën përfitues nga MZHU-ja, pasi ky buxhet i takon atyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0