Bonusi financiar është  shumë i rëndësishëm për punëtorët informal, shprehet shefi i punës pranë OKB-së.

Bonusi financiar është shumë i rëndësishëm për punëtorët informal, shprehet shefi i punës pranë OKB-së.

E përzuri djalin e vogël nga dyqani, kurse pas 15 minutave …
Benefitet e ujërave termale
Ariu troket në shtëpitë e fshatit…

Punëtorët informalë që jetojnë me të ardhurat që nxjerrin çdo ditë, urgjentisht kanë nevojë për mbështetje financiare nga qeveritë e tyre për të mbijetuar nga ndikimi ekonomik i pandemisë COVID-19, u shpeh të Premten kreu i agjencisë së punës të OKB-së.

Guy Ryder, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), tha që ndihma e menjëhershme ishte e nevojshme për të parandaluar njerëzit të përballen me “pamundësinë për tu ushqyer” duke respektuar urdhërat për  izolim me qëllim për të mbrojtur veten dhe shoqërinë kundër virusit “, por duke sakrifikuar njëkohësisht heqjen dorë nga çdo burim i mundshëm i  të ardhurave për mbijetesë ”që ata kanë.

Ai shtoi: “është një çështje e thjeshtë e mbrojtjes sociale. Ata kanë nevojë për të marrë jo nesër por sot, bonuse financiare të menjëhershmë ndaj këtyre njerëzve që janë në mënyrë të dëshpëruar në nevojë. ”

Më shumë se 60 përqind e popullsisë së punësuar në botë janë në ekonominë informale, rreth dy miliardë njerëz, sipas ILO.

Shumica e tyre në vendet e zhvilluara dhe ato jo të zhvilluara. Shumica nuk kanë mbrojtje sociale, të drejta në punë dhe kushte të përshtatshme pune.

Më shumë linku https://news.un.org/en/story/2020/04/1062542

COMMENTS

WORDPRESS: 0