B(l)eta punëtore akuzohet nga dembelët.

B(l)eta punëtore akuzohet nga dembelët.

Bieta e shpalosi gjithë vrullin e mirë që furnizoi karantina duke treguar, se unë kjo jam. Madje unë edhe pse vjedh, kam fytyrë të dal edhe para jush,

Femijët kanë nevojë për … dhe  jo antibiotike për…
Në protestë edhe studentët e Vlorës
6 mijë raste me kancer në vit

Bieta e shpalosi gjithë vrullin e mirë që furnizoi karantina duke treguar, se unë kjo jam. Madje unë edhe pse vjedh, kam fytyrë të dal edhe para jush, për të ironizuar vjedhjen time. Bieta tregoi se përveç faktit se unë jam në detyrë për t’i shërbyer partisë sime, unë e kam bërë zgjedhjen time në atë çka unë meritoj. Bieta thellë thellë e di mjaft mirë se të zhbllokojë tubat është detyra e përshtatshme për të, por partia ka vendosur që vemendjen e duhur t’ia japi nëpërmjet televizionit, e pastaj nuk ka rëndësi nësë Bieta zhbllokon apo nuk zhbllokon tuba. Si Bieta në Shqipëri ndër vite ka pasur dhe ka mjaft, thjesht ky rast është një pasqyrë e mirë reflektimi për shoqërinë, për të kuptuar padrejtësinë që ndodh në këtë vend dhe rritjen në ekstrem të saj. Nëse secilin prej nesh nuk e vret ndërgjegjja sot në raport me këtë, është i destinuar që nesër të vuaj pasojat.

Ky fenomen duhet parë në këndvështrimin kolektiv e masiv të pasojava që ai sjell dhe jo vetëm tek Bieta. Lëreni Bietën, ajo ka zgjedhur të shoh si diçka të ndershme vjedhjen, se sa pushimin dhe shtrirjen e rehatëshme në divan siç bëjnë dembelët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0