Biznesi me TVSH, Tatimet: Afati për faturat 14Korriku

Biznesi me TVSH, Tatimet: Afati për faturat 14Korriku

Këshilli Ministrave vendos/ TVSH për bizneset e vogla.
Diskutimi mbi zgjidhjen e problematikes se strehimit ne Elbasan .
Strehimi social…

Nga 1 korriku, biznesi me xhiro prej 2 milionë lekë në vit duhet të dorëzojë në Tatime deklaratën 3-mujore për blerjet dhe shitjet me TVSH.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet një udhëzimi, njoftoi  se biznesi i vogël, brenda 14 korrikut, duhet të dorëzojë në tatimet rajonale deklaratën e TVSH-së për muajt prill, maj dhe qershor, ku të këtë reflektuar librin e faturave të shitjes e blerjes dhe inventarin e mallit stok të blerë me TVSH.

E thënë ndryshe, biznesi me xhiro mbi 2 milionë lekë, brenda afati të 14 korrikut, duhet të dorëzojë në Tatime deklaratën e TVSHsë për çdo blerje, që ai ka bërë në një pikë shumice dhe llogaritjet e TVSH-së, që ka bërë për shitjet te konsumatori.

 

Udhëzimi

Udhëzimi i Tatimeve përcakton të gjitha procedurat që duhet të ndjekë biznesi, që nga njoftimi i kompanisë ku ka blerë kasën fiskale për regjistrimin me TVSH, mbajtja inventarit të mallit dhe dorëzimi i deklaratës për blerjet dhe shitjet me TVSH.

“Konkretisht, deklarimi librave të shitjes e blerjes, të mbajtura për muajin prill, maj dhe qershor 2018, nga tatimpaguesit e regjistruar prej datës 1 prill 2018, duhet të bëhet brenda datës 10 korrik 2018.

Deklarata e TVSH-së përpilohet nga çdo tatimpagues, bazuar në të dhënat e librave të shitjes dhe të blerjes. Konkretisht, deklarata e TVSH e muajve prill, maj dhe qershor 2018, nga tatimpaguesit e regjistruar prej datës 1 prill 2018, duhet të dorëzohet elektronikisht brenda datës 14 korrik 2018”, thuhet në udhëzimin e Tatimeve.

Biznesi me xhiro mbi 2 milionë lekë duhet të dorë- zojë në tatime edhe inventarin e mallrave stok, të blera me TVSH.

“Tatimpaguesi duhet të përpilojë listën e mallrave stok, të specifikuar në sasi dhe në vlerë, ku të evidentohet data e regjistrimit të stoqeve. Inventari duhet të dorëzohet në drejtorinë rajonale, në momentin e regjistrimit në regjimin normal të TVSH-së. Çdo mall i përfshirë në inventar, duhet të jetë i justifikuar me faturë tatimore të blerjes me TVSH, i blerë jo më parë se 12 muaj. Faturat e shitjes dhe ato të blerjes regjistrohen në mënyrë kronologjike në librin e shitjes dhe librin e blerjes”, thuhet në udhëzimin e Tatimeve.

 

Kuponi me TVSH

Për lëshimin e kuponit tatimor me TVSH te qytetarët, Drejtoria e Tatimeve i kërkon biznesit, të komunikojë me kompaninë ku ka blerë kasën fiskale, për të bërë ndryshimin e regjistrimit me TVSH.

“Çdo tatimpagues i regjistruar për TVSH-në, për herë të parë, duhet: të komunikojë me shoqërinë e autorizuar që e ka furnizuar me pajisjen fiskale, për të bërë ndryshimin e shkallës tatimore të TVSH-së, për qëllim të lëshimit nga data 1 prill 2018 të kuponit tatimor me TVSH. Të pajiset pranë Drejtorisë rajonale Tatimore ku është i regjistruar me blloqet e faturave tatimore me TVSH, që lëshohen për transaksione me vlera mbi 40.000 lekë ose kur blerësi kërkon vetë një faturë tatimore prej shitësit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0