Biznesi i vogël me TVSH – Çelmeta: Më 1 prill futen në skemë 10 mijë subjekte

Biznesi i vogël me TVSH – Çelmeta: Më 1 prill futen në skemë 10 mijë subjekte

Administrata Tatimore synon që përfshirja për herë të parë e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, të kryhet pa kosto administrative për ta. Përgjegj

«Nuk ke të krahasuar me asnjë dashuri», doktor Tritan Kalo emocionon të gjithë me poezinë për vajzën e tij autike
Prrenjas/Emigracioni i të rinjve jashtë vendit …
Tokat në bregdet po përpihen nga erozioni…

Administrata Tatimore synon që përfshirja për herë të parë e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, të kryhet pa kosto administrative për ta. Përgjegjësja për Asistencën dhe Shërbimin ndaj Tatimpaguesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Rozana Çelmeta, u shpreh se janë ndërmarrë një sërë hapash për informimin dhe asistencën për këta tatimpagues. Sipas saj, janë rreth 10 mijë subjekte të reja që do të ndryshojnë përgjegjësinë tatimore që nga 1 prilli.

“Nga të dhënat që administrata tatimore disponon si dhe nga deklarimet e tatimpaguesve të biznesit të vogël për deklaratën e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, rezulton se është një numër rreth 10 mijë tatimpaguesish, të cilët e kanë realizuar këtë qarkullim dhe pritet në datën 1 Prill të ngarkohen me këtë përgjegjësi tatimore. Përsa i përket shpërndarjes së këtyre tatimpaguesve në të gjithë territorin e Shqipërisë, rezulton se 50% e tyre i takojnë Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës, pra që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e qytetit të Tiranës. Pjesa tjetër janë të shpërndarë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, tha Çelmeta.

Po sipas Çelmetës, tashmë funksionon “Këndi i asistencës për Biznesin e Vogël”, në çdo Drejtori Rajonale Tatimore, të cilat përcjellin informacion të hpejtë, cilësor dhe asistencë të dedikuar. Gjithashtu për të rritur nivelin e informimit janë printuar më shumë se 10 lloje fletëpalosjesh të përshtatura për këtë kategori biznesi.

Scan Tv

COMMENTS

WORDPRESS: 0