Bistrovicë/ Nxënësit  dhe banorët rrezikojnë jetën. Shkolla shërben edhe si qendër shëndetësore.

Bistrovicë/ Nxënësit dhe banorët rrezikojnë jetën. Shkolla shërben edhe si qendër shëndetësore.

Teksa dëgjojmë në media të ndryshme rikonstruksione dhe inagurime të shkollave, në një fshat të Beratit Bistrovicë  nuk ndodh e njëjta gjë. Shkolla 9-

Berat: Ja cfarë ndodh në Hipotekë
Protestë në Berat: Na kanë lënë pa bukë
“Kolonia e mykyt” pushton shkollën “Babë Dudë Karbunara”. Berat ,nxënësit apel për ndihmë

Teksa dëgjojmë në media të ndryshme rikonstruksione dhe inagurime të shkollave, në një fshat të Beratit Bistrovicë  nuk ndodh e njëjta gjë. Shkolla 9-vjeçare “Baki Velçani” ka mungesë të ujit të pijshëm dhe tualetet e saj ndodhen jashtë ambjenteve të shkollës. Përveç kushteve aspak të përshtatshme, kjo shkollë shërben edhe si qendër shëndetësore, ku mungon mjeku i familjes. Mbetet për tu theksuar se banorët  dhe  fëmijët e arsimit fillor janë të rrezikuar, për shkakun e vetëm se infermierja e ambulancës nuk ka hapësira për të vënë medikamentet,e  rrjedhimisht nuk mundet tu japë ndihmë banorëve të sëmurë. Pa lënë pas edhe fëmijët ,të cilët janë të prirur të rrezikohen, pasi ambulanca ndodhet në një klasë  ku fëmijët hyjnë lirisht. Ndërkohë drejtori i kësaj shkolle shprehet se në këtë shkollë ka shumë pak nxënës dhe se ambulance nuk e ka penguar se ka qenë brenda ambjenteve. Gjithashtu ai ka pohuar se në muajin Shtator nxënësit e Bistrovicës do të transportohen me furgon dhe do të vijnë ta bëjnë mësimin në Skrevan. A ju pëlqen apo jo nxënësve?  Ky vendim mbetet për tu parë në muajt pasardhës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0