Binjakët në rrezik, mjekët-nënës: Kë nga fëmijët do të shpëtosh ?

​Marrë nga Shqiptarja.com Një histori sa e trishtë, aq edhe e bukur në të njëjtën kohë që çdo kush që e lexon e kupton se sa e shtrenjtë është je

Korçë-Problematikat e komunitetit Rom dhe Egjiptian për strehimin
Benefitet e ujërave termale
A po zbatohen vendimet e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi?


​Marrë nga Shqiptarja.com

Një histori sa e trishtë, aq edhe e bukur në të njëjtën kohë që çdo kush që e lexon e kupton se sa e shtrenjtë është jeta e një njeriu.
Rachel Irvin ishte shtazënë dhe priste të lindte binjake. Por diçka nuk po shkonte mirë me shtatëzaninë e saj. Ata ishin binjakë monoamiotik të rrallë në të njëjtën placentë dhe sipas mjekëve duhet të vdiste njëri, që të jetonte tjetri.

Mjekët i bënë pyetjen më të vështirë të jetës së saj “Cilin nga fëmijët do zgjedhësh që të jetojë”, pasi ishte pothuajse e pamundur që t’i lindte të dy.

Por nëna 28-vjeçare nuk pranoi të bënte asnjë zgjedhje dhe vendosi t’i lindte të dy duke marrë përsipër dhe riskun që mund të kishte për të. Chet dhe Kohan erdhën në jetë, por ky i fundit ishte shumë i dobët, pasi u kosntatuan probleme me zemrën dhe mjekët i thanë nënës që kishte vetëm 12 muaj kohë që të jetonte.

Pas pesë operacioneve të njëpasnjëshme, Kohan ishte ende i dobët, por me kalimin e kohë ata dhanë efekt dhe vogëlushi po ia dilte mjaft mirë mbanë të ishte gjallë.

Jeta për të nuk ështe shumë e lehtë por Kohan eshte shumë i fortë, nuk e mposht asgjë dhe duke u deshmuar mjekëve që e kanë pasur gabim për të.

I rrethuar nga shumë dashuri dhe përkushtim nga nëna ai po jeton sot duke mos u ndarë nga pjesa tjetër më e mirë, vellai i tij dhe duke i dhënë një mësim shumë të madh të tjerëve.

“Jeta është në luftë që e fiton ai që lufton më shumë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0