Berat: Ja cfarë ndodh në Hipotekë

Berat: Ja cfarë ndodh në Hipotekë

Një skandal është trasmetuar në emisionin investigativ ‘’Fiks Fare’’, ku në Hipotekën e Beratit është bërë një padrejtësi. Një pronari i kanë hequr ka

Bistrovicë/ Nxënësit dhe banorët rrezikojnë jetën. Shkolla shërben edhe si qendër shëndetësore.
Historia e Marinës/ Vajza nga Berati që të mahnit me aftësit e saj
Mbetjet urbane në Berat, ndërtimet pa kriter kanë sjellë kaos

Një skandal është trasmetuar në emisionin investigativ ‘’Fiks Fare’’, ku në Hipotekën e Beratit është bërë një padrejtësi. Një pronari i kanë hequr kartelat e pronësisë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe më pas ajo është dhënë me qira 1 euro nga shteti.
Rasti në fjalë i ka ndodhur Donika Musollarit, e cila ka treguar për “Fiks Fare” se vite më parë kishte regjistruar pronën e nënës së saj Katerina Gjika pranë ZVRPP Berat. Por, prona, që ndodhet në Urën Vajgurore, ishte në përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi mbi të ishte ndërtuar një repart ushtarak, kështu që ajo kishte regjistruar kushtin e parablerjes.
Më 24 gusht 2016, kjo pronë i jepet me qira me VKM një kompanie, si pronë shteti, duke i hequr të drejtën e parablerjes pronarëve. Në këto kushte, qytetarja kërkon shpjegime nga autoritetet përkatëse, që kishin realizuar kontratën në fjalë.
Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Mbrojtjes justifikohen me faktin se nga dokumentet e ZVRPP Berat rezulton se pronar i kësaj prone të dhënë me qira është Ministria e Mbrojtjes.
Zonja Musollari kërkon shpjegime pranë ZVRPP Berat sesi i janë hequr kartelat e pronësisë, por askush nuk i jep përgjigje, prandaj i është drejtuar emisionit investigativ në Top Channel. Pas ankesës së qytetares, gazetarët e “Fiks Fare” kanë kontaktuar me Hipotekën e Beratit, por ata nuk kanë pranuar të shpjegojnë sesi janë hequr kartelat e pronësisë.
Në një situatë të tillë, “Fiks Fare” i është drejtuar edhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, e cila ka shpjeguar se gabimi kishte ndodhur gjatë regjistrimit fillestar nga një kompani private, pasi prona ishte regjistruar në një zonë kadastrale kufitare me atë që duhej dhe që për pasojë është dhënë me qira.
Madje, kur ishte bërë korrigjimi, në zonën e re kadastrale ishte harruar të shënohej kushti i parablerjes, prandaj prona rezultonte në pronësi të shtetit.
Por, sipas tyre, korrigjimi është bërë në muajin tetor 2016, pra dy muaj pas dhënies me qira, edhe pse qytetarja kishte bërë kërkesa që prej vitit 2014 dhe askush nuk e kishte dëgjuar më parë.
Regjistrimi me vonesë i bërë në ZVRPP për kushtin e parablerjes së pronarëve sjell dyshime të forta se heqja e kartelave është bërë me qëllim, pasi nëse do ishte bërë më parë, prona nuk do jepej më qira.
Këtë e deklaron Drejtori i Përgjithshëm i Pronës Shtetërore në MZHETTS gjatë një bisede me qytetaren, kur ajo i tregon urdhrin për regjistrimin e kushtit të parablerjes.
E pyetur për zgjidhjen e situatës së krijuar nga ZVRPP Berat, MZHETTS ka deklaruar se tashmë kjo mund të arrihet vetëm në rrugë gjyqësore, duke i hapur të tjera telashe pronarëve të ligjshëm të pronës.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0