Belgjikë, Protestë masive kundër vendimit të gjykatës për shamitë në universitete.

Belgjikë, Protestë masive kundër vendimit të gjykatës për shamitë në universitete.

Elbasan/ Biznes mjaft interesant që jo çdo kujt i shkon në mendje .
Antonio Fiore ka lënë Italinë dhe prej disa ditësh po patrullon në Vlorë së bashku me kolegët shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë pushuesve të shumtë nga vendi i tij.
Jo më rruga, por poshtërsia e kombit. Makutëri banditësh që vjedhin me VKM

Disa mijëra njerëz protestuan këtë të dielë në kryeqytetin belg, Bruksel, kundër vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që lejon ndalimin e mbulesës islame në universitete.

Protesta u organizua nga tre OJQ (organizata jo qeveritare) vendore që përfaqësojnë gratë myslimane dhe që luftojnë për përfshirje sociale.

Në protestën masive morën pjesë mijëra gra të reja, përfshirë këtu edhe shumë gra të pa mbuluara që dëshironin të protestonin ndaj diskriminimit dhe të shfaqnin solidaritet me bashkëmoshataret e tyre që mbajnë shami.

Protestuesit mbanin në duar parulla me mbishkrimet “Mos gjyko një grua nga mbulesa e saj”, “E drejta ime” dhe “Ku është liria nëse nuk mund të vesh gjithçka që dua?”

Duke respektuar rregullat e autoriteteve belge, protestuesit mbanin maska ​​dhe u përpoqën të mbanin distancën sociale.

Oratorët e protestës lexuan një deklaratë ku tërhiqej vëmendja ndaj diskriminimit të motivuar fetar me të cilën përballen gratë myslimane në Belgjikë dhe kërkonin që të drejtat e tyre të merren në konsideratë gjatë përgatitjes së ligjeve belge.

Më datë 2 qershor të këtij viti, gjykata kushtetuese belge vendosi që ndalimi i simboleve fetare, përfshirë shaminë në arsimin e lartë, nuk përbën shkelje të lirisë së fesë ose të drejtës për arsimim sipas Kushtetutës belge dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Vendimi erdhi pasi një gjykatë në Bruksel i’u referua Gjykatës Kushtetuese pasi studuentët myslimanë paditën Kolegjin Francisco Ferrer për ndalimin e simboleve fetare.

Sidoqoftë, disa institucione të arsimit të lartë belg, përfshirë Universitetin e famshëm të Lirë të Brukselit (VUB) ose Universitetin Katolik të Leuven, sqaruan në korrik se ata mirëpresin studentët pavarësisht nga gjinia, origjina ose statusi shoqëror, me ose pa shami pavarsisht vendimit të gjykatës kushtetuese duke siguruar se një vendim i tillë përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave themelore të njeriut.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0