BB: Shqipëria kryeson rajonin për punësimin në të zezë

BB: Shqipëria kryeson rajonin për punësimin në të zezë

  Në Shqipëri rreth 37 për qind e të punësuarve janë në të zezë. Banka Botërore në bashkëpunim me nismën e Vienës në raportin e 2019 për tr

Antonio Fiore ka lënë Italinë dhe prej disa ditësh po patrullon në Vlorë së bashku me kolegët shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë pushuesve të shumtë nga vendi i tij.
Letra prekëse e Mikaelës 7-vjeçare që i kërkon ndihmë Kryeministrit
Rreth 2000 fëmijë emigrantë janë ndarë nga familjarët e tyre gjatë 6 javëve të fundit

 

Në Shqipëri rreth 37 për qind e të punësuarve janë në të zezë.

Banka Botërore në bashkëpunim me nismën e Vienës në raportin e 2019 për trendet e punësimit në Ballkanin Përëndimor vuri në dukje se vitet e fundit, numri i përgjithshëm i punonjësve informal është rritur, veçanërisht në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Në periudhën ndërmjet tremujorit të dytë të 2017 dhe tremujorit të dytë të vitit 2018, numri i të punësuarve informalë u rrit me 10,600 persona në Shqipëri dhe 12,800 persona në Maqedoninë Veriore, ndërsa numri i pononjësve në të zezë ra me 30,000 në Serbi.

Megjithatë, pjesa e punësimit informal në punësimin e përgjithshëm mbeti pothuajse i pandryshuar.

Modele të tilla në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore rezultojnë për shkak se, rritja totale e punësimit ishte më e lartë se rritja e punësimit informal.

Në afat të mesëm, përmirësim i dukshëm ka ndodhur në Shqipëri, veçanërisht që nga fillimi i fushatës kundër informalitetit në shtator 2015, ku pjesa e punësimit informal u tkurr nga 50 për qind me 2014 në 36 për qind në tremujorin e dytë të 2018.

Por megjithatë raporti thekson se, në punësimi informal në Shqipëri qëndron në nivelet më të larta në Rajon.

Në Shqipëri 1 në tre përsona është duke punuar në të zezë në raport me 1 në 5 persona të Maqedoninë Veriore dhe në Serbi.

Vetëpunësimi vazhdon të jetë lloji mbizotërues i punësimit informal, ndërsa nuk paguhet puna familjare.

Raporti evidenton se pothuajse gjysma e atyre që punojnë në të zezë janë të vetëpunësuar.

Puna në të zezë ka pasoja të prekshme në kohë. Raportimi jo i plotë (ose nën-raportimi) i kontributeve të sigurimeve shoqërore sot nënkupton relativisht mbulim të ulët ose përjashtim nga pensionet.

Vetëpunësimi informal dhe puna familjare e papaguar janë më të përhapura në sektorin e bujqësisë.

Informacioni i disponueshëm për Maqedoninë Veriore dhe Serbinë sugjeron që pjesa e punës së zezë në bujqësi ka qenë në rënie në të dy vendet gjatë periudhës 2010-2017, ndërsa vetëpunësimi u bë më i rëndësishëm.

Niveli i lartë i informalitetit të punës familjare në bujqësi shpesh nuk është një zgjedhje vullnetare, por nga mungesa e produktivitetit në këtë sektor.

Rrjedhimisht, puna familjare në bujqësi vazhdon të mbetet e padeklaruar, duke lënë punonjësit e pambrojtur të këtij sektori në rrezik të madh për rënie në varfëri.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0