Bashkia Fier ka reaguar pas ankesës që familjet rome në fshatin Mbrostar (Fier) kanë bërë për mungesën e kanalizimeve të ujit të pijshëm.

Bashkia Fier ka reaguar pas ankesës që familjet rome në fshatin Mbrostar (Fier) kanë bërë për mungesën e kanalizimeve të ujit të pijshëm.

Informim.al raportoi në muajin Shkurt 2019 për mungesën e Ujit të Pijshëm në fshatin Mbrostar ku jetojnë 120 familje rome, pas raportimit dhe ankesës

2 Prilli: Dita boterore e Autizmit !
Kamëz: 7 vjet pa ujë dhe pa drita. Ja vështirësitë e çiftit të moshuar
Mbetjet urbane jashtë kontrollit depozitohen ne ambient te hapur edhe ato spitalore…

Informim.al raportoi në muajin Shkurt 2019 për mungesën e Ujit të Pijshëm në fshatin Mbrostar ku jetojnë 120 familje rome, pas raportimit dhe ankesës së familjeve rome në media u arrit një zgjidhje ku Bashkia Fier reagoi duke hartuar projektin për Rikonstruksionin e KUZ në lagjen Mbrostar Ura, Fier me vlerë 22,255,567 lekë e cila do të mbulohet nga buxheti i Bashkisë Fier.

Familjet Rome me ndihmën e  aktivistëve kanë dërguar një ankesë drejtuar Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimit pasi  fshati i tyre nuk furnizohen me ujë të pijshëm dhe janë të detyruar të blejnë apo të mbushin në puset e fqinjeve me pagesë, pas hetimit që KMD ka realizuar është konstatuar diskriminim me bazë racore dhe ekonomike.(kliko këtu për Vendimin e KMD)

Gazetarët kontaktuan me aktivistët e  komunitetit Rom në Fier për ti pyetur rreth kësaj ngjarje, ata shprehen se: “Na vjen mirë që arritëm të gjëjmë zgjidhje për këtë problem, por banorët kanë ende dyshime sepse kjo gjë i është premtuar disa herë por mbetet për tu parë kur të zbatohet projekti për rikonstruksion e kanalizimeve të ujit të pijshëm”.

Nga:Brejdon Xhavara

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0