Bashkëjetesë apo martesë…?

Durrës Bulevardi Dyrrah, problemi i përditshëm i drejtuesve të automjeteve
“Kur interesat politikë të zhveshin maskën”
Problemet e vazhdueshme të ujit të pijshëm në njesinë administrative Sukth.

3 divorce në ditë numërohen në Tiranë. Atëherë lind pyetja . A ka më vlerë martesa?

Në parim është mëse e qartë që martesat në ditët aktuale rezistojnë pak…. Por cilat janë aryet që ndodh një fenomen I atillë? Përkundrejt tyre janë çiftet e dikurshme ose të ashtëquajtura tradicionale ku denjësisht festojnë përvjetoret. Pse po ndodh njëtrasformim kaq radikal? Një nga vendimet më tërëndësishme që duhet të marrë njeriu gjatë jetës së tij është martesa. Maresa nuk është gjë tjetër veç se bashkimi i dashurisë së dy personave, që vendosin ta kurorëzojnë ligjërisht. Ata marrin përsipër detyrimet ligjore dhe përgjegjësitë martesore . Ku kanë të drejta dhe detyrime ndaj njëri-tjetrit që duhet ti përmbushin. Fëmijët që lindin nga një martesë automatikisht marrin mbiemrin e babait, e trashëgojnë të mirat e tij material. Ja se çfarë ndodh kur gjatë bashkëjetesës lind një fëmijë. Fëmija nuk e merrë mbiemrin e të atit, por ai duhet ta njohë atë. Në rast kur nuk njihet, babai i tij rezulton të jetë gjyshi. Praktikisht kjo është e dhënë e cila rezulton të jetë e pranishme në çertifikatën familjare. Personat që bashkëjetojnë bëjnë një jetë të pavarur. Nëse gjatë jetesës së tyre njëri prej individëve në çift ka problem ekonomike tjetri nuk është i detyruar ta ndihmojë atë. Nëkëtë aspekt martesa ka detyrime. Sociologët së bashku me psikologët kanë dale në përfundimin, se fëmijët që lindin dhe jetojnë me partner që bashkëjetojnë nuk karakterizohen nga qetësia dhe qëndrueshmëria familjare. Martesa cilësohet edhe si mbajtja gjallë e traditave martesore. Bashkimet familjare e farefisnore, ku sjellin rikujtesë dhe ndëlidhshmëri më të ngushtë me të afërmit. Madje emigrantët kthehen në vendlindje me kënaqësinë se zakoni qëndron ngurtësisht i lidhur me shqipëtarët. Por janë pikërisht këto dhe fryma oksidentale që çrrënjosën konceptin “familje”. Faktori më i prekshëm është divorci. Që ka ardhur si rezultat i mos njohjes së të rinjëve, por edhe të elementeve të tjerë. Proçedurat divorciale kërkojnë të ardhura monetare dhe shtrije afatgjatë kohore. Mandej nëse bashkëshorët kanë fëmijë situata rëndohet akoma edhe më shumë. Ndërsa të bashkëjetuarëve i mjafton ndarja duke rënë në kompromis. Gjithë secili e jeton jetën sipas mënyrës që i dukej më adapte, pse jo edhe më lartësynuese. Trasformimi radikal që ka pësuar Shqipëria nga martesa me shkesi deri në bashkëjetese ka anët e saj negative e pozitive si u përmendën më lartë. Asnjëra nga këto parime nuk është perfekte. Por nëse një bashkëjetesë finalizohet në martesë, këtu po bien të gjithëdakort që kjo është mënyra e duhur që vitet e bashkëjetesës, ti quajmë të njohjes e tëmos shkojnë“dëm”. Që të kenë shërbyer për kompromis, mirëkuptim tëndërsjelltë dhe triumfin e një familjeje të udhëhequr nga parimet që janë parësore në jetë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0