Banesat sociale, familjet rome nuk paguajnë dot qeratë

Strehimi në banesat sociale në Shkozë për dhjetëra familje të komunitetit rom i dha fund peripecive të jetës së tyre në çadër por ajo që nuk u men

Miratimi i projektvendimit për zgjedhjen e Komisioneritë për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Historia e Marinës/ Vajza nga Berati që të mahnit me aftësit e saj
Vetëm 34 për qind e shqiptarëve përdorin rripin e sigurimit në makinë

Strehimi në banesat sociale në Shkozë për dhjetëra familje të komunitetit rom i dha fund peripecive të jetës së tyre në çadër por ajo që nuk u mendua mirë siç rezulton sot ishte pamundësia e këtyre familjeve për tiu përgjigjur detyrimit mujor për banesat që iu dhanë me qera. Ramadani , babai i 4 fëmijëve është një prej kryefamiliarëve që prej kohësh e ka të pamundur qëndrimin në banesën që iu dha 4 vite më parë. Të ardhurat e  mia janë 150 mijë lek ( të vjetra) ,  por ne burr e grua dhe  4 fëmijë jemi veti i  gjashtë dhe më ka vënë qera shtëpie pensionin e invaliditetit  që është 103 mijë lek të vjetra-shprehet ai.  Ai gjithashtu shprehet se çuni i tij del në 6 të mëngjesit sepse  nuk ka mjet dhe merr një thes për të mbledhur  bidona dhe bie 6-7 mijë lek sa për të ngrënë buk.  Ai vuan gjithë ditën dhe  kur vjen puna sa të arrij ti shkoj ti shesi ai,  i dalin policët bashkiak  përpara pa pikë turpi dhe ia merr thesin dhe e hedh në makinë. Në pamundësi për tu zhvendosur diku tjetër ajo çfarë Ramadani kërkon është punësim për dy djemtë e tij të rritur . Situata e Ramadanit është pothuaj e njëjtë për 50 familjet e strehuara  në banesat sociale në Shkozë dhe komunikimi ligjor me bashkinë  për zgjidhjen e problemit duket jo i lehtë dhe padyshim jo i afërt.

COMMENTS

WORDPRESS: 0