Avokati Popullit/ Policia Bashkiake Tiranë tejkalon kompetencat me sekuestrimin e mjeteve e mallrave qytetarëve.

Avokati Popullit/ Policia Bashkiake Tiranë tejkalon kompetencat me sekuestrimin e mjeteve e mallrave qytetarëve.

Individi E.D që merret me mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme ka depozituar para disa muajsh ankesë tek zyra e Avokatit të Popullit, pasi policia bas

Covid-19 shton diskriminimin racor/ Aktivistja rrëfen ngjarjen e rëndë
Ja kush nuk kualifikohen për legalizim.
Protestë në Berat: Na kanë lënë pa bukë

Individi E.D që merret me mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme ka depozituar para disa muajsh ankesë tek zyra e Avokatit të Popullit, pasi policia bashkiake e kishte kapur duke mbledhur mbetjet e riciklueshme tek kontenierët e bashkisë. Masat e marrë nga policia ishte vendosja e gjobës ne masën 5000 mijë lek të reja dhe sekuestrimi i mjetit (biçikletës) që përdorte për transportin e mbetjeve të riciklueshme. Sipas policisë arsyeja e sekuestrimit ishte detyrimi për të paguar gjobën e vendosur. E.D ka pranuar edhe pse duke u arsyetuar për gjendjen ekonomike si dhe mos ofrimin e asnjë vendi pune nga bashkia gjobën, por ka kundërshtuar sekuestrimin e biçikletës. Menjëherë ndihmuar dhe nga një jurist është ankuar tek avokati popullit për veprimin e policisë bashkiake. Sipas tyre sekuestrimi i mjetit është tejkalim kompetence nga ana e policisë bashkiake. Avokati i popullit pasi shqyrtoi ankesën doli me rekomandim se, policia bashkiake ka vepruar në tejkalim të kompetencave nga ana e saj. Gjithashtu, rekomandon kthimin e mjetit E.D  si dhe mos përsëritjen e veprimeve tilla. 
Të tilla veprime kemi parë dhe ndaj fshatarëve, të cilët shesin frutat e perimet e tyre në qytetin e Tiranës si dhe së fundmi dhe rrobat e përdorura të tregtarëve në zonën e Selitës. 
Shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten më nga ana e policisë bashkiake shprehet  E.D.

COMMENTS

WORDPRESS: 0