Aty ku varfëria sfidon luftën për mbijetesë…!

Aty ku varfëria sfidon luftën për mbijetesë…!

Pas fotos virale, i vjen surpriza e jetës vajzës 5-vjeçare…
Avokati i Popullit përkujton 3 dhjetorin, ditën ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuar.
Ja sa shpenzojnë për medikamentet shqiptarët

Lavdije Plangaj është 46 vjeçe. Prej vitesh përballet me vështirësi të mëdha ekonomike në Rosek të Njësisë Administrative Postribë.

Familja e saj e përbërë prej pesë anëtarësh jeton mes varfërisë ekstreme dhe mbijetesës. Në këto ditë të nxehta të gushtit është e detyruar të udhëtoj me orë të tëra në male për të mbledhur sherbelë.

 

E paaftë fizikisht dhe e sëmurë, Lavdija jeton mes problemeve të shumta.

E vetmja e ardhur për familjen Plangaj është ndihma ekonomike prej 5 mijë lekësh të reja. Vetëm 200 metër tokë dhe të paaftë për të punuar.

I sëmur është edhe i biri 15 vjeçar, Sabiani. Problemi filloi një vit më parë pas rrëzimit nga biçikleta. Sot, familja e tij përballet me vështirësi të mëdha.

Familja Plangaj përballet edhe me një tjetër problem, pamundësinë ekonomike për të paguar energjinë elektrike. Nuk kanë munguar rastet që ua kanë prerë.

Ndërsa e vetmja shpresë është tek njerëzit e mirë që kanë mundësi për t’i ndihmuar, sadopak.

COMMENTS

WORDPRESS: 0