“Aty ku varfëria hyn edhe nga dritaret”!

“Aty ku varfëria hyn edhe nga dritaret”!

A ka zë varfëria? Nëse do të kishte , do të ulërinte me të madhe për ndihmë për familjen Duja. Varfëria eksteme ka pllakosur me heshtjen e saj këtë f

Dokumentacioni që  nevojitet për të aplikuar për “Kredi të Butë”
Intervista e vëllait të Enea Ftoj..
Një fshat i izoluar pak përtej Shkodrës…

A ka zë varfëria? Nëse do të kishte , do të ulërinte me të madhe për ndihmë për familjen Duja. Varfëria eksteme ka pllakosur me heshtjen e saj këtë familje fatkeqe , ku edhe pse u janë drejtuar instancave përkatëse për ndihmë, skanë arritur asgjë. Sërish varfëria ska lëshuar zë , ka qëndruar aty mes papunësisë dhe urisë. Zonja Anila , nëna e tre fëmijëve të mitur rrëfen për Informim.al jetën e stërmunduar të fëmijëve dhe familjes së saj. Stërmundimet dhe vuajtjet e saj datojnë që para 12 vitesh, në Bradashesh Elbasan, ku papunësia rrugëtoi bashkë me vitet dhe solli me vete mjerimin. Prej 12 vitesh jeton së bashku me familjen dhe fëmijët në një ndërtesë me kushte ekstreme. Tavanet po bien në tokë, , dyshemeja është e prishur , dhe uji i shirave të fundit , nuk është treguar aspak zemërgjërë dhe ka shkatërruar gjithçka . Lagështia u ka bllokuar frymëmarrjen dhe ka ndikuar negativisht në shëndetin e Zotit Faik I cili prej vitesh vuan nga astma dhe paraliza. Ndihma ekonomike nuk i mjafton për të ngrënë, për t’u mjekur dhe aq më pak për të rikonstruktuar banesën. Varfëria nuk njeh moshë, gjini , fe apo rracë, ajo thjesht të përfshin në vorbullën e saj. Ironi e fatit ku në këtë vorbull vërtiten fëmijët. Vërtiten jo duke luajtuar, por duke luftuar për të mbijetuar. Zbathur, të pangrënë, të paveshur, fëmijët hedhin vështrimin jashtë dritares dhe ndjehen të ndryshëm. Fati nuk është treguar i drejtë me ta. 7-vjeçari ka ëndrra. Një ëndërr e tij mbetet të hajë një herë të vetme të tria vaktet ushqim. Ai thotë me plot gojë se kur të rritet do që të punojë , për të siguruar ushqim dhe për të ndihmuar nënën e tij. Në Shtator fillon viti I ri shkollor dhe ai entuziazmohet , por më pas mendohet që nuk ka këpucë, rroba dhe as para për të nisur vitin e ri shkollor. I vogli i fëmijëve qan dhe i kërkon së ëmës për të ngrënë. Ajo ndihet e pafuqishme ndaj fëmijëve të saj dhe si mbetet gjë tjetër veçse tu bëjë apel të gjithëve atyre që kanë mundësi ekonomike të kontribojnë sadopak në zbehjen e këtij ” mjerimi vdekjeprurës”. Eshtë për të ardhur keq që në shek. 21 familjet shqiptare përballen ende me realitetin “migjerian”, ndaj të bashkohemi të gjithë për të kontribuar sadopak …. Të lëmë pas pushimet luksoze jashtë vendit, t’ia kursejmë vetes një I-Phone dhe të solidarizohemi që fenomemi mjerim “të zhdukë rrënjët e tij”.

Nga: Pranvera Berati

COMMENTS

WORDPRESS: 0