Arsimi ynë është themeli i asaj që jemi.

Nga Joana Mërtiri Kur mendoj për arsimin shoh A-në, shkronja e parë e alfabetit, fillimi i githçkaje. Ne e marrim arsimin kudo që të shkojmë. E

Taksat e larta mbyllje biznesesh…
Apeli për Arsim e Mundësi të Barabarta!
SOT DITA BOTËRORE E TË MOSHUARVE

Nga Joana Mërtiri

Kur mendoj për arsimin shoh A-në, shkronja e parë e alfabetit, fillimi i githçkaje. Ne e marrim arsimin kudo që të shkojmë. E përdorim kur flasim me miqtë tanë per muzikën dhe sportin, e përdorim gjatë zgjidhjes së një problemi matematikor… Arsimi ynë është themeli i asaj që jemi, sepse çdo vendim që marrim është i varur nga ajo që dimë. Edukimi është një nga faktorët kryesorë në zhvillimin e nje vendi. Në Shqipëri kohët e fundit po I kushtohet më shumë vëmendje arsimit dhe duhet thënë që janë bërë përpjekje, por ka një sërë faktorësh dhe sfidash që nuk e lënë arsimin të ecë përpara. Zbatimi i reformave, cilësia, rënia e interesit për të mësuar, vlerësimi, edukimi, dhuna dhe bullizmi, braktisja, politizimi dhe infrastruktura janë disa nga problemet më madhore në shkollat tona. Për bullizmin dhe dhunën është folur gjerë e gjatë, kështu që nuk do të ndalemi. Një nga problemet në sistemin parauniversitar është infrastruktura e shkollave dhe mungesa e ambienteve mësimore. Ka mungesa në laboratorët shkencorë, në ambiente për aktivitet fizik, mungesa në biblioteka dhe libra të ndryshëm që u vinë në ndihmë nxënësve gjatë procesit mësimor. Një problem tjetër është sistemi I ngrohjes në periudhën e dimrit. Në kushte të tilla është shumë e vështirë nxënia. Këto janë problemet “luksoze” të shkoollave të kryeqytetit ose qyteteve të tjera të mëdha, për të mos folur pastsaj për gjimnazet nëpër rrethe, ku ka dhe nga ata që nuk plotësojnë kushtet minimale të një ndërtese. Një problem tjetër jo dhe aq I dukshëm në pamje të parë, eshtë mënyra se si politika është e futur në shkolla. Ka një përmirësim në këtë aspekt këto vitët e fundit, por ky vazhdon të jetë një problem. Me vetëdije ose jo disa nga mësimdhënësit e kalojnë orën mësimore me politikë e duke u shpërndarë nxënësve ftesa për anëtarësim. Problemi më I madh dhe më I rëndësishëm për tu zgjidhur është “shfarrosja” e një sistemi të vjetër dhe vënia në zbatim e një të riu, i cili vendos nxënësin në qendër. Sistemi I deritanishëm ka qenë shtrëngues, disiplinor dhe plot me mësues të pamotivuar. Mësuesit dhe sistemi shkollor në Shqipëri kontrollojnë plotësisht mënyrën se si gjërat zhvillohen dhe lënë pak hapësirë për nxënësit që të bëjnë gjërat në mënyrën e tyre. Gjimnazet janë shumë të ngjashëm me një oligarki ku institucioni është monarku dhe nxënësit janë të nënshtruarit. Ken Robinson ka thënë që shkolla vret kreativitetin. Fatkeqesisht sistemi yne arsimor e bën këtë, duke qenë se fokusohet në një qëllim që duhet realizuar, një test që duhet kaluar, dhe gjetja e përgjigjes së saktë. Sisteme arsimore te suksesshme si ai i Finlandes kane treguar se nxitja e bashkëpunimit rrit produktivitetin dhe mëson nxënësit të jenë dëgjues më të mirë. Por ne akoma duam t’i testojme individualisht duke inkurajuar më tepër që ata të konkurojnë sesa të bashkëpunojnë. Kjo ndodh në sistemin tonë arsimor dhe ka sjelle probleme reale në momentin që u kalua kurrikula e re, e cila është ndertuar në bazë të modelit europian. Ky model bie në kundërshtim me mënyrën si mësuesit e kanë zhvilluar mësimin deri më tani. Por ka dhe nga ata që nuk pranojnë të heqin dorë nga ajo mënyre e “dështuar” dhe ua shtojne ngarkesën nxënësve. Rëndësia e mësuesit është thelbesore për përmirësimin e situates. Mësuesi është kaq I rëndësishëm për arsimin sa ia vlen të investojmë për ta. Duhen marrë hapa të rëndësishme: Mësuesit duhet të stimulohen për të bërë një punë më të mirë. Kjo përfshin stimulime pozitive dhe negative si: pagë më e mirë për përmirësimet e dukshme, ose ndëshkimem për mungesë përmirësmi në nivelin e mësimit. Duhen tërhequr njerëz më të mirë dhe të specilizuar për t’u bërë mësues, duke u paguar më mirë, u ofrohen perspektiva për karrierë më të mirë dhe iu japin përgjegjësi si profesionist dhe reformues të arsimit. Të zbatohen dhe kryhen përgatitje më serioze për mësuesin dhe të zhvillohet kapaciteti i mësuesve që janë aktualisht në punë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0