Arrihet zgjidhje e përkohshme për Strehimin e familjeve  Rome dhe Egjiptiane në Selitë

Arrihet zgjidhje e përkohshme për Strehimin e familjeve Rome dhe Egjiptiane në Selitë

Harresa e Qeverisë prek mijëra familje në nevojë për energjinë elektrike
Një qytet-shtet lundrues! Bërthama e shtetit të ri do të nisë me 300 banesa, që do të ndërtohen mbi një platformë lundruese,
Në Shqipëri 1,1 përqind të popullsisë jeton me më pak se 1,90 dollarë në ditë.

Qeveria Shqiptare miratoi pasditen e sotme vendimin e këshillit të ministrave nr.230 e cila do tu japë familjeve Rome dhe Egjiptiane në Selitë  pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin

Aktivistët e komunitetit Rom dhe Egjiptian tregojnë për Informim.al që prej 6 muajsh bashkë me familjet ka kërkuar që  të shtyhet afatit të vkm nr 230/2015 pasi që në mars të vitit 2018 për familjet përfundoi afati i trajtimit 3-vjeçar me qira të subvencionuar, pas shumë takimesh dhe nënshkrime kërkesash, ankesash dhe peticione pranë institucione si :Bashkia Tiranë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrimini zëri i familjeve rome dhe egjiptiane u dëgjua dhe sot ata morën një zgjidhje të përkoshme

Familjet kërkojnë që të këtë një zgjidhje afatgjatë për strehimin e tyre pasi në vitin 2014 në zonën e Selitës,rreth 60 banesa të tyre u prishën si shkak të ndërtimit të unazës së madhe, ata kërkojnë të kenë një banesë të tyren siç e kishin përpara vitit 2014

COMMENTS

WORDPRESS: 0