Aplikimi online për provimet e Maturës Shtetërore të vitit 2019

Aplikimi online për provimet e Maturës Shtetërore të vitit 2019

Aplikimi online për provimet e Maturës Shtetërore të vitit 2019, do të nisin që në muajin janar, ndryshe nga sa ka ndodhur më herët kur ky proces zhvi

Apeli i 62-vjeçarit: Ja arsyeja absurde pse nuk përfitoj statusin” i paaftë për punë
Familjet egjiptiane dhe rome akuzojne bashkinë Elbasan për mos transparencë.
Shtylla e tensionit dhe shkolla…

Aplikimi online për provimet e Maturës Shtetërore të vitit 2019, do të nisin që në muajin janar, ndryshe nga sa ka ndodhur më herët kur ky proces zhvillohej në muajin mars. Që me nisjen e vitit të ri maturantët duhet të jenë të qartë për programin e studimit që do të ndjekin me qëllim që të zgjedhin dhe lëndët që do të japin provim.

Maturantët duhet të qartësojnë idetë për degën e studimeve universitare që me nisjen e vitit të ri. Ndryshe nga më parë kur për provimet e maturës shtetërore aplikonin online në muajin mars në 2019, do të aplikojnë që në muajin janar. Këtë duhet ta kryejnë në dy faza. Rregullorja për zhvillimin e provimeve të maturës qartëson; se maturanti duhet të plotësojë formularin A1 dhe A1Z fillimisht në portalin qeveritar e-albania nga 7 deri më 15 janar dhe më pas në portalin Matura Shtetërore nga 16 janari deri më 6 shkurt. Për këtë proces Qendra e Shërbimeve Arsimore do të publikojë një kalendar të posaçëm. Ndërkohë maturantët e këtij viti nuk do t’i nënshtrohen me pesë provimeve, por vetëm katër të tilla. Tre të detyrueshëm dhe vetëm një lëndë me zgjedhje. Ndryshime pritet të ndodhin dhe në përmbajtjen e testit i cili pritet të ketë më tepër pyetje logjike për të diferencuar nivelin e nxënësve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0