Apeli i  prindërve: Mësuesit ndihmës të pa specializuar

Apeli i prindërve: Mësuesit ndihmës të pa specializuar

Edhe pse reformat në arsim nuk kanë munguar, vlen të theksohet se mësuesit ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta ende mungojnë. Edhe pse gjatë viti

Shkolla mbaroi por këto janë detyrat e verës…
“I Zoti e jep, Tellalli të diskriminon”!
Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike protestojnë kundër detyrimit për të paguar tarifën e plotë të shkollës …

Edhe pse reformat në arsim nuk kanë munguar, vlen të theksohet se mësuesit ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta ende mungojnë. Edhe pse gjatë vitit shkollor 2013-2014 nuk kishte asnjë mësues ndihmës, sivjet janë punësuar 223 të tillë  prindërit thonë se ekzistojnë  mangësi. Mësuesit ndihmës punojnë part time , paraqiten 1-2 herë në javë , nuk e asistojnë mësuesen primare apo fëmijën gjithë kohën. Përveç  nevojave të veçanta të fëmijëve prindërit përballen edhe me  dyert e mbylluara edhe të institucioneve private (kur një nga kushtet kur marrin licensë është pranimi dhe infrastruktura për këta nxënës).  Që një fëmijë të ketë mësues ndihmës është një e drejtë që ja njeh ligji, por shkollat tona kërkojnë që kërkesa të bëhet nga prindi, ndërsa vlerësimi nga një komision i zgjedhur prej saj. “Kërkova në drejtori që djali të ketë mësues ndihmës. U mblodh komisioni, 40 minuta për ta vlerësuar nuk mjafton. S’ka teste të standardizuara. Caktuan një mësues pa përvojë. Zgjidhja ime është ta paguaj vetë, 250 mijë lekë në muaj”, shprehet Emanuela Zaimi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0