Apeli i 62-vjeçarit: Ja arsyeja absurde pse nuk përfitoj statusin” i  paaftë për punë

Apeli i 62-vjeçarit: Ja arsyeja absurde pse nuk përfitoj statusin” i paaftë për punë

Nga: Pranvera Berati Të shumta janë rastet kur persona me aftësi të kufizuar nuk përfitojnë “statusin e paaftësisë”. Për një arsye apo tjetër ata pen

Fituesi i Eurovizionit i përkiste marinës izraelite …
​Përse (s)votuam ???
Qentë e rrugës , faktor rreziku për qytetarët elbasanas

Nga: Pranvera Berati

Të shumta janë rastet kur persona me aftësi të kufizuar nuk përfitojnë “statusin e paaftësisë”. Për një arsye apo tjetër ata penalizohen dhe skualifikohen automatikisht nga përfitimi i këtij statusi. E njëjta situatë shfaqet edhe për Zotin Proj, i cili vuan nga Hypoacusia billaterale neurosensoride. Në fëmijërinë e hershme i ka filluar infeksioni në të dyja veshët me dhimbje të vazhdueshme. Para 4 vitesh ka pësuar paralizë faciale të anës së djathtë. Ai ankohet për shurdhim dhe vështirësi në komunikim. Pas diagnostikimit iu drejtua institucioneve përkatëse për Kemp(për përcaktimin e paafësisë për punë) ku iu tha se nuk mund të përfitonte , pasi 5vitet e fundit nuk ka 1 vit siguracion. Zoti Skënder tregon për portalin Informim.al se është i indinjuar nga kjo arsye absurde. Sipas tij 5vitet e fundit ai ka qenë i sëmurë , e për pasojë nuk mund të punonte për të siguruar 1 vit siguracion. 62-vjeçari pohon se përveç sëmundjes ndodhet edhe në kushte të vështira ekonomike dhe se pagesa e invaliditetit do i vinte sadopak në ndihmë për tu kuruar dhe ushqyer. Si rasti i Z.Proj ka edhe plot raste të tjera, ku nuk mund të përfitojnë statusin  për shkak të mospërmbushjes së pagesës 1-vjeçare sigurime. Nuk duhet harruar se shumë familjarë të vetmin “mjet” për të siguruar jetesën kanë pagesën e invaliditetit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0