Apel për ndihmë: Invalid dhe në varfëri ekstreme

Apel për ndihmë: Invalid dhe në varfëri ekstreme

Portali i Universitetit Tiranë prej 1 viti jashtë funksionit: Ja apeli i studentëve
Situatë alarmante: Në Shamoll Korçë 8 km për të siguruar ujë
Belësh Elbasan/Banorët bileta e autobusit e shtrenjtë

Fëmijëria jo gjithmonë është pjesa më e bukur e jetës së një njeriu, aq më pak kur ajo është e lidhur me një varfëri ekstreme e cila  bëhet e padurueshme.
Kështu është rasti i familjes së zotit Riza Karaj në fshatin Dragot,i cili që në vogëli ka jetuar në një varfëri të tejskajshme dhe që fatkeqësisht ky  fat vazhdon ta përndjek edhe sot.
Dikur jetonte në një furgon të vjetër  dhe tani në një banesë të cilën ia dha një nga banorët e fshatit për të qëndruar deri sa shtëpia ti nevojitej përsëri. Banesa ndodhet në kushte të papërshtatshme dhe thuajse duke u rrënuar. Për të mos mjaftuar me kaq,zoti Riza nuk është në gjendje për të punuar pasi është invalid dhe ka humbur njërën këmbë .

Pagesa që trajtohet nuk i  mjafton për të mbajtur familjen, për të blerë ilaçet të cilat shpesh herë detyrohet të mos i blejë . E shoqja e tij është e papunë dhe mundohet për të fituar para në cfardo pune që mund ti dali. Zoti Riza pohon se’’Në qoftë se do të kishte mundësi do të bënte cdo gjë që mbesat e tij të harronin këtë periudhë të vështirë që po kalojnë sepse u është dashur të flenë shpesh herë pa u ushqyer” .  Ato kurrë nuk kanë pasur një fëmijëri të lumtur por kurrë  nuk janë ankuar … Ata e kanë pasur shumë të vështirë arsimimin e tyre por falë dëshirës së madhe që kanë ato për shkollën vazhdojnë tia dalin.
Ndihmat që kjo familje ka marrë nga bashkia kanë qenë shumë të rralla dhe të vogla, të pamjaftueshme. Ai i bën  thirrje bashkisë dhe autoriteteve përkatëse që ta ndihmojnë qoftë nga ana monetare por edhe në qoftë se kanë mundësi në ndërtimin e një strehe të vogël,që edhe fëmijet e kësaj familje të ndjejnë që kanë një vend të sigurt ,dhe të qëndrueshëm dhe të mos jetojnë me frikën që dikush dita ditës mund ti nxjerrë jashtë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0