Aleanca Kombëtare e Studentëve fiton betejën, përjashtohen nga pagesa…

Aleanca Kombëtare e Studentëve fiton betejën, përjashtohen nga pagesa…

Një vit më parë qeveria vendosi që studentët e ciklit Master që përfshiheshin në kategoritë sociale, të përjashtoheshin nga politikat përkrahëse dhe t

E përzuri djalin e vogël nga dyqani, kurse pas 15 minutave …
Ndotja nga plastika…
“Librat falas” nuk funksionon për klasën e parë

Një vit më parë qeveria vendosi që studentët e ciklit Master që përfshiheshin në kategoritë sociale, të përjashtoheshin nga politikat përkrahëse dhe të paguanin tarifën e plotë për studimet e tyre.

Kjo bëri që një pjesë e këtyre studentëve të ndërprisnin studimet. Të pashpresë ata mendonin se për ta nuk do të kishte ndonjë zgjidhje.

Studentët senator të Universitetit të Tiranës e ngritën këtë problem me forcë që në mbledhjen e parë të Senatit Akademik të UT, në qershor të vitit që shkoi.

Studentët fitojnë betejën. Ata që përfshihen në kategoritë sociale do të përfitojnë përjashtimin nga tarifa e plotë e pagesës.

Në atë kohë nuk u gjet asnjë zgjidhje. Këtë javë “Aleanca Kombëtare e Studentëve në Shqipëri” iu drejtua Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës për zgjidhur problematikën dhe për të përforcuar domosdoshmërinë që ka zgjidhja e këtij problemi për një numër të madh studentësh.

Nga sot në Universitetin e Tiranës, studentët e ciklit Master që përfshihen në skemat sociale do të përfitojnë përjashtimin nga tarifa e plotë e pagesës.

Të bashkuar studentët arritën të zgjidhnin edhe një çështje e cila iu jepte krejtësisht të drejtë atyre.

Më poshtë statusi i plotë i senatorit Kristian Kina, Koordinator i Aleancës Kombëtare të Studentëve, njëkohësisht Kryetari i Studentëve të  Senatit Akademik, UT

COMMENTS

WORDPRESS: 0