Alarmi në Itali/ Qindra shqiptarë braktisin fëmijët në rrugët tona

“Kalojnë kufirin me autobusë turistikë. Janë të shoqëruar nga të afërm, shokë ose edhe nga vetë prindërit e tyre. Sapo arrijnë në Itali deklarojnë

HEKURUDHA 106-VJEÇARE NË MAL PËR TË CILËN NUK KENI DËGJUAR ASNJËHERË
SA FAMILJE DOLËN NGA SKEMA E NDIHMËS EKONOMIKE…
​Llogaritë bankare të politikanëve ndryshojnë çdo vit, por lagja ime rri njësoj

“Kalojnë kufirin me autobusë turistikë. Janë të shoqëruar nga të afërm, shokë ose edhe nga vetë prindërit e tyre. Sapo arrijnë në Itali deklarojnë se janë fëmijë të braktisur. Qeveria jonë është e detyruar t’u plotësojë dokumentat, të gjejë strehim dhe t’i ushqejë.”

Kështu nis një shkrim në faqen online të “Il Gionarle D’Italia” sipas të cilës po merr rritje fenomeni i fëmijëve shqiptarë të braktisur qëllimisht në rrugët e Italisë me motivin e vetëm: sigurimin e lejeve të qëndrimit për ta.

Sipas shkrimit në fjalë të miturit shqiptarë udhëtojnë përmes autobusëve turistikë (SOM) dhe me të kaluar kufirin vetëshpallen si të “braktisur”. Sipas ligjit italian, të miturit e braktisur nuk trajtohen njëlloj me mazhorenët dhe përfundojnë nën përgjegjësinë e institucioneve. Të braktisurit përfshihen në sistem, ndërsa ata që i sjellin, në shumë raste vetë prindërit, rikthehen në Shqipëri.

Sipas “Il Gionarle D’Italia” 5190 të mitur të huaj kanë hyrë në Itali dhe janë shpallur si “të braktisur”. Shifra vjen nga Ministria e Punës dhe nga zyrat e politikave sociale. Pas kësaj shifre fshihen dhe të miturit shqiptarë që me mashtrimin e tyre përfitojnë përfshirjen në shkolla e punë. Sipas të dhënave të majit të këtij viti të huajt e ardhur nga Ballkani kanë qenë 1662. Shifrat flasin për 2221 të mitur nga Gambia dhe 2123 të ardhur nga Egjipti./lapsi.al/

COMMENTS

WORDPRESS: 0