Alarmante: Gjysma e shqiptarëve japin ryshfet për shëndetësinë, gjykatat, policinë e tatimet

Për të marrë një shërbim publik në Shqipëri duhet të paguash jo vetëm taksat e ligjshme, por edhe parà nën dorë. Sektori më problematik është ai i Shë

Analfabetizmi funksional/ Më i madh numri i lexuesve që nuk kuptojnë
Skandal: Çdo ditë në Shqipëri skadojnë me qindra ton ushqime.
Të rinjtë në Shqipëri me master në Call Center

Për të marrë një shërbim publik në Shqipëri duhet të paguash jo vetëm taksat e ligjshme, por edhe parà nën dorë. Sektori më problematik është ai i Shëndetësisë. “Këtu funksionon sistemi, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Qofsh me kartë identiteti e me kartë shëndeti, po nuk i dhe lekë të terrorizojnë mendërisht. E pikërisht kjo është e keqja, pasi detyron pacientin të japë lekë, sepse përndryshe nuk e sheh me sy ose e lë mënjanë”, thotë një qytetar.

Sipas një vrojtimi të financuar nga Komisioni Europian, gati gjysma e qytetarëve shqiptarë paguajnë ryshfet për t’u kuruar në spitalet apo qendrat shëndetësore publike. Kjo është shifra më e lartë në rajon, kur në vendet e tjera, përqindja e qytetarëve që paguajnë parà nën dorë për të marrë shërbim shëndetësor është 4 herë më e ulët.

“Prapë, me çfarëdolloj mënyre ta kërkojnë lekun, është e padiskutueshme. Nuk hiqet ky mikrob”, thotë një tjetër qytetar.

“Ajo dihet që duhet të paguash se s’bën. Po nuk pagove, të bën një raport e të përcjell”, thotë një tjetër.

Por shëndetësia nuk është shërbimi i vetëm, për të cilin qytetarët detyrohen të paguajnë nën dorë. Shqiptarët paguajnë ryshfet edhe për gjykatat, policinë, administratën tatimore, por edhe për shkollim, ndonëse në këta sektorë, prevalenca e ryfshfeteve është më e ulët sesa në shëndetësi.

Sipas të dhënave të publikuara në Barometrin e Ballkanit, Shqipëria rezulton parajsa ballkanike e ryshfeteve, ku qytetarët duhet të paguajnë punonjësit publikë nën dorë për të marrë shërbimet që u takojnë me ligj.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0