Alarm: Fabrika e ziftit në Tiranë “vdekpjeprurës për mushkëritë e banorëve”

Alarm: Fabrika e ziftit në Tiranë “vdekpjeprurës për mushkëritë e banorëve”

Vlorë: Sanitaren e shkollës e paguajnë nxënësit: Prindërit, apel: Nuk kemi mundësi ekonomike
Shqipëri: Ministria e Arsimit ndalon përdorimin e telefonave në shkollë duke filluar nga kjo datë
Bistrovicë/ Nxënësit dhe banorët rrezikojnë jetën. Shkolla shërben edhe si qendër shëndetësore.

Banorët e Njësisë nr.4 , në lagjen Allias i Ri  ankohen për ndotjen e ajrit pranë shtëpi të tyre.Kjo pasi aty punon pa asnjë kriter fabrika e asfaltit, e cila është në varësi të bashkisë së Tiranës. Vetëm pak metra nga fabrika ndodhet një qendër shëndetsore që ngjan më shumë me një pikë grumbullimi skrapi, një shtëpi për të moshuarit, një shkollë për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe shkolla 9-vjeçare “Ardian Klosi”. Shëndeti I banorëve është i rrezikuar nga tymi e ndotja , që nuk ndalen as ditën e as natën. Aparati matës e nxjerr ndotjen nga 4 herë -10herë më të lartë se normat e Bashkimit Europian. Por përfaqësuesit e fabrikës janë të qetë. Veç faktit që nuk kanë leje mjedisore ata thonë se do të zhvendosen në fillim të vitit të ardhshëm. Disa qytetarë kanë denoncuar në redaksisë e emisionit Stop fabrikën e përpunimit të asfaltit e cila ndot ajrin fare pranë banesave të tyre duke e provuar edhe me pamje filmike. Gazetarje iu drejtua kësaj fabrike për të pyetur nëse janë të pajisur me leje mjedisore për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Cka ra në sy ishte mungesa e një rrethimi ,gjë që bën të hyjë e të dalë kushdo , duke patur kontakt me materialet. Banorët kanë thënë se në mes të fabrikës ndodhej një oxhak që shërbente për djegien e materialeve, por tani ka humbur gjurmët. Pak metra larg kësaj fabrike që ndot ajrin ndodhet qendra spitalore nr.10 e cila më së shumti ngjason me një pikë skrapi . Pranë fabrikës ndodhet një qendër sociale për të moshuarit dhe fëmijët me nevoja të veçanta., një shkollë, e cila është ndërtuar së fundmi , si dhe shtëpi banimi.

“Fabrika që ju shikoni ka 25vjet që prodhon asfalt. Ne nuk hapin dot as dritare as dyer. Problemi më i madh janë fëmijët. “Do ta heqim në Shtator, do ta heqin në Janar dhe asgjë….Banorët ankohen se kjo fabrikë punon gjatë mbrëmjes duke e bërë të pamumundur jetesën  pranë saj. Ata ngrenë pyetjen se përse e kanë institucione pranë fabrikës së ziftit, kur të gjithë janë në rrezik.

“Nuk dalim dot përjashta nga tymi, sidomos në darkë. Na mbahet fryma .Nuk kollitem dot. Sa herë kam vajtur në spital, mushkëritë i kam të bllokuara. Ndërkohë nxënësit e shkollës Ardian Klosi që ndodhet pak metra larg fabrikës ankohen se i djegin sytë. Dhe se gjatë pushimit nuk ushqehen dot për shkak të erës së keqe të ziftit.

“Ne e kemi shkollën shumë të bukur, por nuk i hapim dot dritaret se nuk mund të marrim erën e ziftin , sepse na ndoten mushkëritë. -shprehen nxënësit.

Një përfaqësues i fabrikës pohoi se fabrika është me leje mjedisore si dhe do të tranferohet në një mjedis tjetër fabrika në Janar të 2018.

COMMENTS

WORDPRESS: 0